Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aktivistët mjedisorë në Tiranë bëjnë thirrje për ulje të konsumit të mishit

Një grup aktivistësh nga Instituti i Politikave Mjedisore organizuan sot një aksion ndërgjegjësues në Tiranë.Të rinjtë shpalosën disa banera me mesazhe ndërgjegjësuese përpara makinave të ndaluara në semafor.

“Kafshët e fermës krijojnë më shumë gazra serë sesa i gjithë sektori  i transportit”, “Zëvendësoni mishin me ushqime bimore sot, për të eleminuar 1 ton dioksid karbon në vit” dhe “Shpëtoni planetin duke ngrenë gjelbër” ishin banerat që ata kishin zgjedhur.

Aktivistë tregojnë se aktiviteti ka si qëllim promovimin e një diete ushqimore që eleminon mishin. Sipas tyre, ngrënia e mishit kontribuon në kultivimin dhe rritjet e kafshëve për qëllim konsumi, çka çon në çlirimin e gazit metan (CH4) që është shkaktari i dytë më i madh i ndryshimeve klimatike.

Një lopë e vetme mund të gjenerojë 70-120 kilogram gaz metani çdo vit, një sasi e barabartë me ndotjen e një karboni të një makine që përshkon mbi 12,000 kilometra”, – tha për Citizens Channel Antonela Çami, pjesëmarrëse në aksionin flash mob.

Antonela Çami, aktiviste

Aktivisti Gentjan Stafa, rekomandon konsumin e ushqimeve me bazë bimore.

Industria e mishit përbën 30% të gazeve serë të çliruara në atmosferë. 30% të asaj peshe e bën atë më ndotës se industria e makinave. Për këtë arsye duhet të largohemi nga mishi dhe duhet të hamë gjëra më bimore që janë më miqësore me mjedisin, me natyrën”, – tha Stafa për Citizens Channel.

Gentian Stafa, aktivist

Clirimi i gazit metan përmes fermentimit enterik (proces i tretjes te kafshët ripërtypëse si bagëtitë, delet, dhitë dhe buallët), dhe mbarështimi i kafshëve me qëllim prodhimin e mishit për konsum sjell dëme të tjera në mjedis.

Ndotja e ajrit dhe ujit mund t’i atribuohet drejtpërsëdrejti sektorit të bagëtive. Bagëtitë janë ndër kontribuuesi më të mëdhenj në ndotjen e ujit në nivel global.

Po ashtu, sektori i bagëtive është gjithashtu një nga ndikuesit kryesorë të shpyllëzimeve globale dhe është i lidhur me 75% të shpyllëzimeve historike në pyjet e Amazonës.

Në këtë flash mob mori pjesë edhe Patrik Abbey, një qytetar nga Irlanda i cili prej një viti jeton në Shqipëri. Tre vjet më parë ai hoqi dorë nga të ngrënit mish pasi u njoh me mënyrën si trajtohen kafshët.

Patrik Abbey, pjesë e Flash Mob-it

Shkova në Azi dhe ishte shumë e vështirë të shikojë sesi mishi pritej në rrugë. Pasi pashë sesi trajtoheshin kafshët, ndryshova mendim. Situata në Shqipëri, krahasuar me shtetet e tjera, sa i përket ngrënies së mishit nuk është shumë keq. Njerëzit nuk konsumojnë shumë mish”, – konstatoi Abbey.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *