"Vjosa Park Kombëtar tani"/ Foto: Adrian Guri

Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë u mbulua sot nga mbishkrimi “Vjosa National Park Now” (Vjosa Park Kombëtar Tani), si pjesë e një aksioni të organizuar nga EcoAlbania.

Ky mesazh vjen si një thirrje e përsëritur e aktivistë mjedisorë në të gjithë botën për ndalimin e nismave që synojnë ndërtim të hidrocentraleve mbi rrjedhën e lumit Vjosa.

https://www.facebook.com/citizenschannel/posts/2583343568636056?notif_id=1615994476028228&notif_t=page_post_reaction&ref=notif

Në 10 shkurt të këtij viti, EcoAlbania dhe 20 organizata mjedisore shqiptare paraqitën propozimin për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit.

Prej disa vitesh tashmë është artikuluar njëzëri ruajtja e lumit të fundit të egër në Evropë dhe shpalljen e tij zonë e mbrojtur, kategoria e dytë, prej pasurisë dhe vlerës së madhe që mbart.

Nismës i janë bashkuar shumë organizata e personazhe të njohur ndërkombëtarë që kanë reaguar për ndalimin e projekteve të Qeverisë Shqiptare për të ndërtuar diga në këtë lumë.

Aktori Leonardo DiCaprio është rreshtuar në radhët e zërave kundër hidrocentraleve dhe shpalljen e të gjithë luginës zonë të mbrojtur. Postimi i tij i fundit në datë 5 mars përsërit këtë kërkesë.

Edhe kompania amerikane Patagonia ka reaguar për ruajtjen e lumit të paprekur nga hidrocentralet.

Përmes një filmi të shkurtër të titulluar “Vjosa përgjithmonë”, Patagonia kërkon që njerëz nga e gjitha bota të bashkohen në fushatën ndërkombëtare për ta shpallur të gjithë rrjedhën e saj në Shqipëri Park Kombëtar, duke shpëtuar mbi 11.000 specie.

Reagime ndërkombëtare

Organizata “Save the Colorado”, në Amerikë është e angazhuar në mbrojtjen e lumit Kolorado dhe degëzimet e saj. Në ditën ndërkombëtare të veprimit për lumenjtë, ata përsëritën kërkesën që të firmoset peticioni online krijuar nga Patagonia për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Organizata “Fish Migration” në Holandë është vokale në heqjen e digave të hidrocentraleve në Evropë, pasi pengojnë lëvizjen e lirë të peshqve.

Përmes një postimi në Twitter, ata shprehen se Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë, që nuk ka ende asnjë digë, duhet të qëndrojë i tillë dhe lumenjtë e futur nëpër tuba duhen çliruar.

Rrjeti ndërkombëtar i aktivistëve lokalë, Perangua përsëriti thirrjen për t’u bashkuar kundër lejimit të hidrocentraleve në Vjosë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Perangua (@perangua_network)

Organizata “Free Rivers Fund”, e cila mbështet komunitetet lokale që angazhohen në mbrojtje të lumenjve nga ndërtimi i hidrocentraleve, kërkon po ashtu shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Free Rivers Fund (@freeriversfund)

Balkan River Defence, me qendër në Serbi ka si qëllim të mbrojë lumenjtë e Evropës nga ndërtimi i hidrocentraleve. Ata besojnë se fjalët e bukura nuk kanë për ta shpëtuar Vjosën nga hidrocentralet.

Lumi i fundit i egër i Evropës është ende nën kërcënim. Mosveprimi dhe fjalët e këndshme nga politikanët nuk do ta shpëtojnë atë. Bashkohuni me ne për t’i drejtuar politikanët kryesorë shqiptarë që të ndërmarrin hapa të qartë drejt përcaktimit të parkut të parë kombëtar të lumit të fundit të egër në Evropë”, shkruajnë ata në një postim në rrjetet sociale.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu