Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

10 fitues të çmimit alternativ Nobel kërkojnë shpalljen e Vjosës Park Kombëtar

Dhjetë fitues të çmimit “Right Livehood Award”  i njohur si çmimi alternativ Nobel i janë drejtuar dje me një letër të hapur Qeverisë Shqiptare dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, për t’u kërkuar atyre shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa në Shqipëri.

Vjosa, thuhet në hyrje të letrës, është lumi i fundit i egër në Evropë dhe një nga ekosistemet më mahnitëse në botë.

Duke marrë parasysh se habitatet natyrale dhe biodiversiteti janë degraduar jashtëzakonisht shumë, Vjosa e gjallë është një dhuratë e madhe jo vetëm për shqiptarët, por edhe për evropianët dhe përtej”.

Çfarë është çmimi Right Livehood Award?
Ky çmim u krijua në 1980 për të “nderuar dhe mbështetur njerëzit e guximshëm që zgjidhin problemet globale”. Ajo është bërë e njohur gjerësisht si ‘Çmimi Alternativ Nobel’ dhe tani ka 182 laureatë nga 72 vende në çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, mbrojtja e mjedisit, shëndetësia, arsimi dhe paqja.

Dhjetë shkencëtarët deklarojnë mbështetje për fushatën “Vjosa National Park Now” duke argumentuar se mbrojtja ligjore e Vjosës do të ketë jehonë përtej Shipërisë.

Do të ishte një arritje e madhe për natyrën e Evropës dhe madje mund të shërbejë si një model për Strategjinë e Biodiversitetit të BE-së, brenda kornizës të Marrëveshjes së Gjelbër”.

Në fund të letrës, ata rendisin një sërë kërkesash:

  • Politikanëve shqiptarë: Që të ndërmarrin hapat e nevojshme për ta planifikuar dhe dizenjuar Vjosën Park Kombëtar në të gjithë shtrirjen e saj, duke përfshirë dhe degëzimet e saj, sipas standardeve të IUCN-së.
  • Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të saj: Të mbështetur Parkun e Parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë, me fonde dhe ekspertizë.

Nobelistët shprehen se një projekt i tillë do t’i shërbejë dhe komunitetit lokal.

Ne jemi të bindur se parku jo vetëm që do ta ruante këtë ekosistem unik në mënyrën më të mirë të mundshme, por gjithashtu mund të sigurojë të ardhura të qëndrueshme për Komunitetet që jetojnë përgjatë lumit dhe degëzimeve të saj”.

Kjo letër erdhi në të njëjtën ditë që organizata mjedisore EcoAlbania shpalosi në sheshin “Nënë Tereza” shkrimin “Vjosa National Park Now”, si një thirrje e përsëritur e aktivistë mjedisorë në të gjithë botën për ndalimin e nismave që synojnë ndërtim të hidrocentraleve mbi rrjedhën e lumit Vjosa.

https://www.facebook.com/citizenschannel/posts/2583343568636056

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *