Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

RSF: Gratë gazetare përballen me dhunë me bazë gjinore

Vajzat dhe gratë gazetare përballen me risqe për shkak të seksizmit dhe dhunës seksuale. Një raport i publikuar nga “Reporterët pa Kufij” (RSF), organizatë joqeveritare e angazhuar për lirinë e medias, nën titullin “Seksizmi në Gazetari” zbulon shkallën e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave reportere.

Gjetjet e raportit u bazuan në përgjigjet e 112 gazetarëve korrespondentë në 120 vende të botës, me një moshë që varion nga 36 deri në 55 vjeç, nga të cilat 43% ishin gra.

Sipas raportit, 84% e gazetarëve të pyetur u shprehën se ngacmimi seksual ishte forma e dhunës më e përhapur që prek gazetaret gra në vendin e tyre. Ndjekur kjo, me 30% të përgjigjeve, të cilat rëndisnin sulmin seksual si një tjetër formë që prekte gazetaret në punë në vendin e tyre.

Christophe Deloire, sekretari i përgjithshëm i organizatës “Reporterët pa Kufij” citon në hyrje të raportit se: “Me seksizëm “Reporterët pa Kufij” nënkupton të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, duke përfshirë diskriminimin, fyerjet, ngacmimin seksual, prekje të padëshiruar, verbal dhe sulme fizike seksuale, kërcënime për përdhunim dhe përdhunimin vetë”. 

71% e të anketuarve ishin të vetëdijshëm për diskriminimin ndaj grave gazetare për shkak të gjinisë së tyre. Sipas Deloire, 48% e të anketuarve dhanë një përgjigje: “Gruaja vetë-censuron dhe preferon të shmangë përmendjen e temave të caktuara”. 

Dhuna me bazë gjinore kundrejt gazetarëve në hapësirën online 

Pjesa më e madhe e dhunës me bazë gjinore ndodh në sferën online, sipas raportit. 73% e gazetarëve u shprehën se kjo ndodh përmes emaileve, mediave sociale dhe mesazheve.

Qendra Dart për Gazetari dhe Traumë, citon raporti, pranë Universitetit Columbia në Shtetet e Bashkuara, ka regjistruar dy forma të sulmeve virtuale: hakimin e llogarive të postës elektronike dhe kutitë postare dhe postimin e informacionit personal. Një formë tjetër e zakonshme e sulmit është dërgimi i kërcënimeve, ose trolling, i cili përfshin bashkangjitjen automatike të mesazheve të dëmshme për të gjitha aktivitetet në internet të gazetarit.

Dhuna me bazë gjinore brenda redaksisë së lajmeve

Ndërsa 58% e gazetarëve të përgjigjur u shprehën se shumica e dhunës me bazë gjinore ndodh në ambientin e punës, 47% u shprehën se kanë hasur dhunë përmes telefonit, 36% evidentuan dhunën me bazë gjinore fizikisht në rrugë, 15% u shprehën se dhuna me bazë gjinore demonstrohej përmes letrave dhe 13% deklaruan se dhuna ishte fizike edhe në shtëpi.

Referuar “Reporterët pa Kufij”, kryerësit më të mëdhenj të dhunës seksuale janë eprorët (51%) dhe njerëzit në pushtet si politikanët e policia (50%). E ndjekur më pas me 46% nga kolegët dhe anëtarët e partive politike.

Të jesh anëtare e një pakice përbën një rrezik shtesë për gratë gazetare

Forma të tjera të dhunës që përfshihen po ashtu në dhunën me bazë gjinore kundrejt gazetarëve janë komentet ose fyerjet raciste, të evidentuara nga 36% e gazetarëve, komentet ose fyerjet të bazuara në fenë e gazetarëve, lesbofobia e evidentuar nga 29% e gazetarëve apo transfobia me 19% (ka të bëjë me fyerjet apo paragjykimet kundrejt personave transseksualë apo transgender).

Cilat janë pasojat e dhunës me bazë gjinore te gazetarët? 

Raporti shpreh se nga dhuna seksiste askush nuk del i padëmtuar edhe nëse pasojat shfaqen më vonë. Ato mund të shfaqen në formën e gjumit të trazuar, paaftësinë për t’u përqendruar apo edhe në përkeqësim emocional.

79% e gazetarëve u shprehën se pasojat e dhunës me bazë gjinore kishin të bënin me stresin, 65% evidentuan ankthin, 54% shfaqën frikën e humbjen së punës, 50% humbjen e vetëvlerësimit e për të renditur më tej me frikën për humbjen e jetës së dikujt, mbylljen e rrjeteve sociale, depresion etj.

Në lidhje me pasojat që sjellin në profesion llojet e dhunës me bazë gjinore të gazetarët, 48% e gazetarëve u shprehën se shkaktonte vetë censurë, 37% cilësuan mos pasjen e motivimit në punë si pasojë, 22% cilësuan mbylljen e rrjeteve sociale apo të rrjeteve profesionale e ndërsa 13% vendosën si pasojë edhe pushimin nga puna.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *