Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kryeqytetet evropiane mbulohen nga mesazhi “Vjosa Park Kombëtar Tani”

Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, thirrja “Vjosa National Park Now” (Vjosa Park Kombëtar tani) u shpalos në tre kryeqytete të Evropës, Berlin, Paris dhe Vienë, nismë që u ndërmor edhe në Tiranë.

Aktivistët që qëndrojnë pas aksionit vizual po synojnë vëmendjen e politikanëve evropianë dhe shqiptarë, duke i nxitur ata të deklarojnë Vjosën si Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë”, u shpreh përmes një njoftimi për shtyp organizata mjedisore EcoAlbania.

Ky vendim historik është i një rëndësie ndërkombëtare pasi do të mbronte 300 km gjatësi lumenjsh dhe përrenjsh, që strehojnë mbi 1,100 specie, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, vijon më tej komunikata.

Në lumin Vjosë dhe degëzimet e saj janë planifikuar të ndërtohen rreth 30 hidrocentrale.

Shtohen thirrjet për ruajtjen e Vjosës

Sot, Albin Kurti, kryetar i “Lëvizjes VetëVendosje” përmes reagimeve në rrjetet sociale, u shpreh se i bashkohet thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.

Vjosa, lumi që lidh Shqipërinë me Evropën, është pasuri e trashëgimi jo vetëm kombëtare por edhe evropiane. Kanione të mrekullueshme, rrjedha të vrullshme e të papengueshme, ekosistem unik dhe 1,100 speciet që strehohen në të e bëjnë Vjosën lumin më të veçantë në Evropë”, shkruan Kurti në Facebook.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1094260244407192

Kurti deklaroi se edhe në Kosovë, qeveritë e mëparshme kanë dhënë leje për të ndërtuar hidrocentrale të vogla, duke dëmtuar lumenjtë dhe komunitetet që jetojnë përgjatë lumit.

Komisioneri Evropian për mjedisin, Virginijus Sinkevičius po ashtu u shpreh sot se mbrojtja dhe restaurimi i lumenjve është një ndër objektivat e Bashkimit Evropian. Në fokusin e fjalës së tij ishte dhe Vjosa.

Ne mbështesim përcaktimin e zonave të mbrojtura në të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë dhe lumin e tij madhështor Vjosa!”, – shkruan Sinkevičius në një postim në Twitter.

Celebrating #WorldWaterDay meeting @EuroNaturORG & @thomaswaitz!
Protecting & restoring free flowing rivers is an #EUBiodiversity Strategy goal!
We support the designation of protected areas in all countries including in Albania & its majestic Vjosa river!#EUGreenDeal pic.twitter.com/gDb7azRDQg

— Virginijus Sinkevičius (@VSinkevicius) March 22, 2021

Vjosa prej shumë vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Patagonia, kompania amerikane e angazhuar prej pesë vitesh në fushatën për ta ruajtur rrjedhën e lumit të paprekur nga HEC-et, u shpreh se shpallja e Vjosës zonë të mbrojtur shkon në linje me qëllimet e BE-së.

Krijimi i Parkut Kombëtar Vjosa do të promovojë aktivitete rekreative dhe edukuese që do të mbështesin zhvillimin e komuniteteve lokale; në këtë mënyrë, duke kontribuar në qëllimet e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane”.

Establishing the Vjosa National Park will promote recreational and educational activities that will support the development of local communities; thereby, contributing to the goals of the European Green Deal. Take action and show your support: https://t.co/ihvcCoJXsr pic.twitter.com/0Vh53J9sTl

— patagoniaeurope (@patagoniaeurope) March 22, 2021

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *