Aksioni “Vjosa National Park” në Vienë/ Foto: Alexander Louvet/Powershoots

Bashkimi Evropian ka miratuar dje Progres-Raportin për Shqipërinë dhe kërkon nga qeveria shqiptare që të shpallet lumi Vjosë Park Kombëtar në të gjithë shtrirjen e saj.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë Shqiptare të shpallë sa më shpejt Vjosën Park Kombëtar në të gjithë shtrirjen e saj”, shkruhet në progres-raport.

Organizata mjedisore EcoAlbania e ka mirëpritur këtë lajm. Së bashku me disa organizata ndërkombëtare si RiverWatch, EuroNatur dhe kompaninë amerikane Patagonia, ata kanë nisur fushatën ndërkombëtare #VjosaNationalParkNow (Vjosa Park Kombëtar Tani).

https://www.facebook.com/EcoAlbania.org/posts/3829467433800807

BE-ja i bën thirrje Shqipërisë që të investojnë në energjinë diellore dhe të erës dhe të minimizojë ndikimin në biodiversitet, duke ndaluar ndërtimine e hidrocentraleve në Parqet Kombëtare, veçanërisht në zona si Valbona dhe Vjosa.

Në këtë raport shprehet shqetësimi i thellë për miratimin e disa projekteve që kanë çuar në dëme mjedisore në zona të mbrojtura në Shqipëri.

Planifikimi dhe ndërtimi i projekteve energjitike dhe ato që lidhen me turizmin, duhet të kryhen në konsultim të gjërë me shoqërinë civile dhe komunitetet lokale, para se të merret ndonjë vendim dhe duhet të jetë në përputhje me normat ndërkombëtare”, shkruhet më tej në raport.

Bashkimi Evropian i kërkon Qeverisë Shqiptare të zhvillojnë një stategji rreth sektorit të energjisë e cila garanton përputhjen e plotë me “Marrëveshjen e Parisit” dhe politikat për ndryshimet klimatike të BE-së.

Ky projekt-raport vijëzon se Shqipëria duhet të prioritizojë strategjinë e re 2020-2035 për menaxhimin e mbetjeve dhe të promovojnë riciklimin.

Ndër problematikat e tjera the cekura, përmendet edhe ndotja nga plastikat.

I rikujtojmë Shqipërisë të mbyllë vendet e asgjësimit të mbetjeve të rrezikshme në përputhje me standardet e BE-së, veçanërisht në lidhje me djegien. Të parandalojë shpyllëzimet dhe ndotjen detare me plastikë; i tërheq vëmendjen për ndotjen e Detit Adriatik dhe hedhjen e shpeshtë të mbeturinave të cilat transportuara nga rrymat detare”, theksohet më tej në progres-raportin e djeshëm.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu