Javën e shkuar, Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar me 581 vota pro dhe 61 rezolutën e raportit të Komisionit për Shqipërinë ku artikulohen një sërë vërejtjesh në fusha si: Funksioni i demokracisë, sundimi i ligjit, të drejtat themelore, shoqëria civile dhe media, reformat socio-ekonomike, mjedisi, enegjia dhe transporti.

Në raportin e miratuar nga PE theksohet zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 25 prillit janë thelbësore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Raporti nënvizon se të gjitha partitë politike, shoqëria civile dhe media kanë detyrë të përbashkët që të sigurojnë se fushata zgjedhore do të jetë transparente, e besueshme, objektive dhe e lirë nga disinformimi, intimidimi dhe akuzat e pavërteta.

Të drejtat themelore

PE i bën thirrje Shqipërisë të sigurojë të drejtën e protestës, si një e drejtë themelore, duke respektuar parimin e proporcionalitetit edhe kur shteti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Po ashtu, kërkohet hetimi i sjelljeve të dhunshme gjatë protestave në kohë pandemie në Shqipëri.

Theksojmë rëndësinë e adresimit të pretendimeve për sjellje të keqe të policisë; hetimin dhe ndjekjen penale të policëve që kanë përdorur dhunë në mënyrë joproporcionale, edhe në kontekstin e pandemisë COVID-19”.

Në këtë seksion, një fokus të veçantë kanë po ashtu komunitetet e margjinalizuara në Shqipëri.

Progres-raporti thekson se Qeveria Shqiptare duhet të përparojë më shumë në implementimin e politikave për të mbrojtur të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve, me një specifikë të vajzat dhe gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, minoritetet dhe personat LGBTI+.

PE vëren se “Plani Kombëtar i Veprimit për Personat LGBTI + 2016-2020” ka skaduar dhe i bëjnë thirrje qeverisë Shqiptare të hartojnë një plan të ri veprimi në mënyrë transparente dhe në konsultim me shoqërinë civile.

Nga autoritet shqiptare kërkohet:
  1. Sigurimin e burimeve të mjaftueshme njerëzore, teknike dhe financiare ndaj Avokatit të Popullit, Komisionerit kundër Diskriminimit dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit si dhe të sigurojnë implementimin e rekomandimeve të këtyre institucioneve
  2. Krijimin e një mekanizmi efektiv për të parandaluar dhunën me bazë gjinore, duke përfshirë ngacmimin, dhunën në familje, dhunën ndaj fëmijëve dhe ndjekjen penale të dhunuesve
  3. Sigurimi i aksesit në shërbimet publike të qytetarëve; sigurimi i aksesit dhe përmirësimi i sektorëve si edukimi, punësimi dhe shëndetësia për njerëz me aftësi të kufizuar, minoritetet rome dhe egjiptiane
  4. Mundësi të barabarta dhe përfaqësim të minoriteteve në sferën politike, në administratë

Teksa kërkohet trajtim dinjitoz të emigrantëve që kanë Shqipërinë si pikë tranzitore për shtetet e tjera të BE-së, në përputhje me standardet ndërkombëtare, ata kërkojnë dhe marrjen e masave për të mëtejshme për të reduktuar migrimin e parregullt të qytetarëve shqiptare, përfshirë dhe migrimin e të miturve të pashoqëruar.

Shoqëria civile dhe media

Dënojmë dhunën, intimidimin, fushatat e shpifjes dhe presionin e tërthortë politik dhe ekonomik drejtuar gazetarëve, që cenojnë seriozisht lirinë e medias, nxisin vetë-censurën dhe minojnë rëndë përpjekjet për të nxjerrë në dritë krimin dhe korrupsionin”, shkruhet më tej në progres-raportin e Parlamentit Evropian.

Ata shprehin shqetësim për aludimet se gazetarët investigativë përhapin lajme të rreme dhe për mungesën e përparimit në fushën e lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Parlamenti Evropian thekson se duhet përmirësuar mekanizmi i vetë-rregullimit të medias dhe kërkojnë që implementojnë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venecias për të ashtëquajturën “Paketa Anti-Shpifje”. Çdo rishikim, shkruhet më tej, duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Funksionimi i institucioneve demokratike

Në këtë raport, shprehet shqetësimi i thellë për shit-blerjen e votës në Shqipëri. Më tej, Parlamenti Evropian kërkon që:

  1. Drejtuesit politikë në Shqipëri të krijojnë klimë besueshmërie duke rritur dialogun dhe shmangur bojkotin.
  2. Insitutucionet publike të veprojnë në mënyrë transparente, të marrin hapa proaktivë në bërjen e informacionit publik për shoqërinë civile, median dhe publikun, veçanërisht në emergjenca shëndetësore

Reformat socio-ekonomike dhe mjedisi

Sa i përket reformave socio-ekonomike, Parlamenti Evropian kërkon të adresohet humbja e shtresës së shkolluar në Shqipëri përmes polititikave të punësimit që pakësojnë papunësinë në terma afatgjatë.

Në seksionin dedikuar mjedisit, Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria që të shpallet Vjosa në të gjithë shtrirjen e saj Park Kombëtar dhe të ndalohen projektet për ndërtimin e hidrocentraleve në atë lumë dhe degëzimet e saj.

Po ashtu, ata kërkojnë të ndalohen ndërtimet brenda zonave të mbrojtura, duke specifikuat rastin e Valbonës.

Raporto

Leave a Reply