Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Vrarë nga Bashkia”; kafshëdashësit denoncojnë keqtrajtimin e qenve endacakë në Tiranë

Dhjetëra kafshëdashës, të shoqëruar me qenushët e tyre, protestuan sot para Bashkisë Tiranë dhe kërkuan të ndalohet rrëmbimi dhe vrasja e kafshëve të rrugës në Klinikën Veterinare të Tiranës.

Kjo protestë erdhi pas disa materialeve të publikuara dje në faqen “Animal Rescue Albania”, ku shihen disa persona të veshur civile tek tërheqin zvarrë një qenush i cili qëndronte i shtrirë në hyrje të një pallati.

https://www.facebook.com/citizenschannel/posts/2594519590851787

Në përshkrimin e videos së publikuar, Animal Rescue Albania pohon se fati i qenushit në zonën e Kasharit është i parashikueshëm.

Ata i marrin zvarrë si në këtë video, i hedhin mbi kamion, i çojnë tek spitali i vdekjes dhe i vrasin pa mëshirë me acid klohridrik në zemër”, shkruan grupimi animalist në Facebook, teksa i drejtojnë gishtin Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për vrasjen e qenve endacakë.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Animal Rescue Albania (@arsalbania)

Po atë ditë, një tjetër video është publikuar në faqen e Animal Rescue Albania, ku shikohen disa qytetarë të cilët debatojnë më persona po civilë, që kanë futur tashmë një qen në kamion.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Animal Rescue Albania (@arsalbania)

Ata refuzojnë të lejojnë marrjen e një tjetër qeni dhe arrijnë t’i ndalojnë punëtorët që ta fusin në të. Pamjet e së njëjtës video shfaqin një tjetër qenush i cili ulërin brenda kamionit.

Në vitin 2016 u inaugurua Klinika Veterinare e Tiranës, e pozicionuar në Kombinat. Ajo u krijua me funksionin për të vaksinuar apo sterilizuar kafshët e rrugës, procedurë e cila pasohet me kthimin e tyre në habitat.

Aktivistët prej vitesh e kanë akuzuar Bashkinë Tiranë se atë klinikë nuk trajtohen kafshët, por vriten. Ky konstatim erdhi pasi ata vërejnë se shumë prej qenushë të marrë, nuk janë kthyer më në habitat.

Nuk e kuptoj pse duhet të krijohet një spital Hitlerian, që vret qentë me derë të mbyllur. Ne nuk mund të adoptojmë asnjë qen rruge, nuk mund të gjejmë asnjë qen që ata e marrin. Nuk e kuptoj barbarizmin e punëtorëve të bashkisë”, – tha për Citizens Channel Dorina Mema.

Albana Çela, kafshëdashëse

Për këtë arsye, pas protestës së zhvilluar përballë Bashkisë Tiranë, aktivistët janë nisur drejt kësaj klinike dhe kanë kërkuar të marrin qentë që trajtohen aty. Më pas, ky institucion është lyer me bojë të kuqe nga protestuesit.

Animalistët kërkojnë që të lihen qenushët në komunitet, pasi janë ata që merren me ushqyerjen dhe kujdesin e tyre.

Në mes të ditës, në mes të Tiranës, tërhiqen qentë zvarrë, çohen në Kombinat. Mbi të gjitha, fondet merren, për t’i kuru, ose për t’i sterilizu… i vrasin. Ne po i ushqejmë, ne po i kurojmë dhe kur i shikojmë ato videot terrorizohemi”, – citon Albana Çela.

Albana Çela, kafshëdashëse

Besa Kokëdhima, e pranishme në këtë protestë, pohoi se ka mungesë transparencë sa i përket klinikës në Kombinat.

Unë të paktën nuk e di shifrën e saktë sesa qen janë zhdukur, apo sesa qen vuajnë apo sa qen strehohen. Mund të më thotë dikush se sa qen strehohen në këtë strehë të Bashkisë apo sa qen mjekohen?”

Besa Kokëdhima, artiste

Animalistët kanë protestuar edhe më herët dhe kanë adresuar dhunën e ushtruar ndaj kafshëve të rrugës. Në dhjetor 2019 – janar 2020 janë zhvilluar dy protesta sërish para Bashkisë Tiranë, ku kafshëdashësit kanë kërkuar të mos vriten kafshët e rrugës.

Pavarësisht organizimeve të vazhdueshme dhe denoncimeve të aktivistëve, nuk ka pasur asnjë reagim nga Bashkia Tiranë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *