Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Policia e Bulqizës gjobit me 50 milion lekë kandidatin e pavarur Elton Debreshi

Komisariati i Policisë së Bulqizës ka dënuar me gjobë prej 50 milion lekësh të vjetra kandidatin e pavarur të qarkut të Dibrës, Elton Debreshin.

Kjo masë dënimi është marrë nga ana e policisë së Bulqizës për shkak të takimit elektoral të kandidatit të pavarur Elton Debreshi në fshatin Dushaj të Bulqizës më 26 mars 2021.

Sipas policisë kjo masë merret për shkak të organizmit të tubimeve dhe takimeve elektorale në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndalimin e takimeve elektorale në ambiente të mbyllura dhe të hapura me pjesëmarrjen e më shumë se 10 personave.

Elton Debreshi në një reagim në faqen e tij Facebook e ka konsideruar këtë veprim të policisë si turpi i kësaj qeverie, ndërsa deklaron se nuk frikësohet nga kjo gjobë.

“Autori i vërtetë i kësaj gjobe është Edi Rama. Ai dhe partitë e tjera kanë frikë nga mbështetja e madhe që po marrim në çdo fshat dhe qytet të Dibrës. Fakti që për të njëjtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se të gjitha partitë janë bashkë. Dje ishin bashkë kundër grevës dhe protestave tona, sot janë bashkë kundër kandidimit të një minatori”,-shkruan Elton Debreshi.

Urdhër i njëjtë, standarde të dyfishta 

Me urdhrin nr.633 të datës 17.11.2020 Ministria e Shëndetësisë  dhe Mbrojtes Sociale ndaloi grumbullimet e më shumë se 10 personave në vende të mbyllura apo të hapura, duke përfshirë këtu konferencat, tubimet apo mblehdjet partiake deri në në urdhër të dytë.

Në 11 mars 2021, me urdhrin nr.158, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale vendosi ta zgjasë këtë urdhër deri më datë 25 mars 2021. Urdhër ky i cili u la në fuqi edhe për 15 ditë të tjera nga komiteti i ekspertëve.

Megjthë këtë, jo të gjitha subjektet politike apo kandidatët e forcave politike e kanë zbatuar ketë urdhër, ashtu sikurse nuk është bërë publike asnjë rast kur këto subjekte të jenë gjobitur.

Për këtë mjafton të bësh një vëzhgim në faqet zyrtare të kandidatëve, ku postimet e tyre me vetëdije tregojnë për mos zbatimin e urdhërit.

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Dibër, Xhelal Mziu ka një sërë postimesh në Facebook ku numri i banorëve është më i madh se 10 persona, ashtu sikurse shumica prej tyre janë pa maskë dhe pa respektuar distancën fizike.

E njëjta gjë ndodh edhe me kandidatin e Partisë Socialiste për qarkun Dibër, Lavdim Krrashi. Takime elektorale në vende të mbyllura, pa respektuar distancën fizike dhe pa maskë.

Në mos zbatim të këtij urdhri gjendet edhe përfaqësuesi i lëvizjes Socialiste për Integrim, Hajri Laci.

Citizens Channel ka nisur kërkesë për informacion pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë edhe për hapjen e fushatës zgjehdore në Tiranë nga partitë kryesore politike, nëse ka vendosur gjoba dhe sa është shuma e tyre, por edhe pse në limitet e afatit 10 ditor për kthimin e përgjigjes, ende nuk kemi një të tillë nga policia e shtetit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *