Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Mbyllja e aeroportit, politika i përgjigjet grevës me akuza për sabotim dhe ndjekje penale

Të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit janë bllokuar, deri të enjten në orën 10:00.

Bllokimi vjen pas dështimit të negociatave mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me kompaninë “Albcontrol”, që çoi në nisjen e grevës së kontrollorëve.

Statusi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit

Si u arrit tek nisja e grevës?

Në një deklaratë për mediat nga Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) njoftohet se ulja e pagave ju është komunikuar punonjësve më datë 29.04.2021, me një njoftim të pashoqëruar nga kopja e vendimit.

Pjesa më shqetësuese e vendimit, sipas deklaratës, është riorganizimi i punës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror duke vendosur kalimin e tyre në regjimin “një muaj punë – një muaj pushim” regjim i cili është totalisht në kundërshtim me rregulloret e sigurisë që janë në zbatim në këtë fushë.

Sipas SPKTA , vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë Albcontrol shkel njëherazi një numër të konsiderueshëm aktesh ligjore dhe nënligjore që rregullojnë marrëdhëniet kontraktuale, marrëdhëniet e punës, por që në mënyrë të drejtpërdrejtë cenojnë sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë

Në prononcim theksohet fakti se të gjitha këto vendimmarrje janë realizuar pa asnjë proces konsultimi me stafin e AlbControl.

SPKTA pohon se të gjitha shqetësimet e i janë drejtuar në formë shkresash Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe të gjithë institucioneve të tjera të Republikës përfshirë edhe Këshillin e Ministrave por pa asnjë rezultat.

Deklarata përfundon se pas 11 muajsh pritje, gjendja ka shkaktuar nivel stresi shumë të madh për kontrollorët e trafikut ajrorë, duke çuar në mbylljen e funksionimit të AlbControl në një afat të pacaktuar.

Reagimet institucionale

Pas protestës së sotme liderët politikë kanë pasuar “topin” nga njëri te tjetri për të fajësuar shkaktarin e situatës.

Në një postim në Twitter Rama akuzoi presidentin Ilir Meta si një nga organizatorët e “kësaj goditje të çmendur”, ndërsa lideri i opozitës Lulëzim Basha, gjithashtu virtualisht, pohoi se përgjegjës për protestën e nisur është Edi Rama.

Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) April 7, 2021

Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!

— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2021

Në vargun e reagimeve të njëpasnjëshme kryeministri e cilësoi mbylljen e aeroportit si një sabotim ndaj ardhjes së vaksinave.

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2021

Në një deklaratë për mediat Balluku e cilësoi protestën e sotme një fushatë brenda fushatës dhe u shpreh se do të merren masa ligjore.

Ndërsa avokati i kontrollorëve të trafikut ajror, Rezart Kthupi është shprehur për mediat se kjo nuk është një çështje politike.

“Nuk jemi në kushtet e braktisjes së punës, kontrollorët vijojnë të shkojnë në vendin e punës, por nuk ushtrojnë detyrën. Nuk është vetëm çështja e uljes së pagës, është vetëm një nga arsyet, kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale, që kanë të bëjnë me sigurinë që ofron ky shërbim” përfundoi ai.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *