Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Në Ditën e Romëve, gratë kërkojnë gjithëpërfshirje në shoqëri dhe politikë

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Qendra për Advokim Social, së bashku me vajzat dhe gratë e këtij komunitetit, adresuan përmes një letreje të hapur problematikat e shumta me të cilat ato ndeshen çdo ditë.

Jemi mike të çdo gruaje rome e çdo gruaje të varfër që përballet me halle e probleme e që në fund është e fortë e do të jetë e zonja. Jemi ricikluese e me raste edhe pastrojmë. Disa prej nesh kanë shtëpi me tulla e disa të tjera në shtëpi të sajuar me çtë jetë”, shkruhet në hyrje të letrës së tyre.

Të gjendura para nevojës për të siguruar ushqim për familjen, gratë rome rrëfejnë si janë vazhdimisht të diskriminuara nga shoqëria dhe institucionet, teksa gjejnë veten në përpjekje të përhershme për t’i shpëtuar policisë bashkiake.

E pikërisht në 8 Prill, nismëtaret e kësaj letre, i njohin vetes potencialin që kanë dhe shprehen se kjo ditë shërben për të kërkuar edhe një herë nga politikbërësit që të dëgjojnë kërkesat e tyre.

Vajzat dhe gratë e komunitetit rom kërkojnë:

  1. Të merren në konsideratë problematikat tona të përbashkëta nga partitë politike dhe  programet që ato lançojnë.
  2. Kërkojmë që alternativat e zgjidhjeve të problemeve tona të trajtohen me seriozitet dhe të jenë të bazuara në kërkesat që ne u kemi adresuar me kohë institucioneve përgjegjëse.
  3. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të vendosen përpara përgjegjësive në garantimin e vendeve të përshtatshme dhe afatgjatë për sektorin e punësimit dhe të jenë skema të cilat përputhen me aftësitë dhe historikun tonë të punësimit

Romina Sefa nga Qendra për Advokim Social tregon se këto kërkesa vijnë brenda një konteksti feminist, lëvizje e cila ka filluar të jetë e dukshme edhe në Shqipëri.

Romina Sefa

Duke qenë se shumë lëvizje feministe ekzistojnë në gjithë botën, tashmë kanë filluar të zhvillohen edhe në Shqipëri, mendojmë se kjo filozofi nuk do kishe vlerë në rast se edhe pjesë e kësaj nuk bëhen gratë që vijnë nga grupet e margjinalizuara, siç janë dhe romët”, – tregon Sefa për Citizens Channel.

Romina Sefa shprehet se vetë gratë kandidate për deputete i kanë injoruar vajzat dhe gratë romë gjatë kësaj fushate.

Në rast se me gratë e tjera janë takuar derë më derë dhe kanë folur për problemet që kanë, me gratë që vijnë nga minoriteti rom nuk ka pasur një diskurs publik, apo kandidatet deputete të shkojnë dhe të ulen nga afër për të folur, për të kuptuar realitetin në të cilin jetojnë”, përfundon Sefa.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *