Anguilla Anguilla/ Foto: Olivia Wilfling

Studimi “Biodiversiteti, ndikimet e mundshme dhe kuadri ligjor për zhvillimin e energjisë hidrike mbi lumin Vjosa”, i publikuar dje, drejtuar nga Universiteti i Vjenës, hedh dritë mbi pasurinë e këtij lumi dhe rëndësinë e ndalimit të planeve për të ndërtuar hidrocentrale.

Në Vjosë gjallojnë rreth 1100 specie të dokumentuara, shifër jo përfundimtare pasi studimi kishte kufizim kohor.

Unioni për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) i ka listuar këto specie si të rrezikuara në botën e egër.

Anguilla anguilla është specie shumë e rrezikuar dhe drejt zhdukjes, Gobio Skandarensis listohet si e rrezikuar, Chondrostoma vardarense, Pelasgus thesproticus, and Oxynoemacheilus pindus janë specie vulnerabël dhe thuajse të rrezikuara.

HEC-i i planifikuar i Kalivaçit do të çonte në humbjen e plotë dhe të pakthyeshme të më shumë se 1000 ha lumë natyral dhe peizazh fushor për shkak të digës”, shkruhet në studim, teksa theksohet se ruajtja e specieve që gjallojnë kanë rëndësi ndërkombëtare.

Krijimi i një rezervuari prej 18.3 kilometra katror nga ndërtimi i HEC-it të Kalivaçit, do të çonte në reduktimin e 40% të këtyre specieve.

Në ndryshim nga uji i rrjedhshëm, procesi i vetë-pastrimit zvogëlohen shumë dhe cilësia e ujit përkeqësohet shpejt, veçanërisht në pjesën e poshtme ku ka pak oksigjen të tretur. Uji në rezervuarë shpesh klasifikohet si me cilësi të dobët ose të keqe”, shkruhet në studim.

Nëse ndërtohet ky hidrocentral, vijon më tej studimi, 881 km të lumit Vjosë, nga 1109 km që është në tërësi, nuk do të mund të përshkruhen nga peshqit migratorë.

Ndikimet në terma aftagjatë kanë potencialin të ndryshojnë kompozimimin e florës dhe faunës krejtësisht dhe në mënyrë të pandreqshme”.

Përveç florës dhe faunës, prodhimi i energjisë përmes dy projekteve të mëdha hidroenergjitike të planifikuara në zemër të lumit Vjosë, si ai i Poçemit dhe Kalivaçit, sipas përllogarive të bëra nga studiues të huaj dhe shqiptarë, llogaritet të jetë në nivele të ulëta me kalimin e viteve.

Përllogaritjet treguan se rezervuarët e Vjosës do të mbusheshin me sedimente brenda 30-40 vjet në Poçem dhe 45-60 vjet në Kalivaç. Rezervuari i Kalivaç do të mbushej vazhdimisht me sedimente, duke çuar në një humbje prej 2% të potencialit të energjisë çdo vit. Pas 20 vitesh, HEC-it do t’i mungonte 40% e kapacitetit të tij origjinal”, shpjegohet në studimin e hartuar nga shkencëtarë, kërkues dhe profesorë shqiptarë e të huaj.

Dëme të tjera do të shkaktohen në mjedis, por edhe në zhvillimin e eko-turizmit.

Për shkak të mungesës së sedimenteve në rrjedhën e poshtme të digës, shtrati i lumit Vjosa do të gërryhej progresivisht më thellë në tokë, duke ulur gjithashtu nivelin e ujit të tokës. Erozioni bregdetar (lagunor) do të rritet për shkak të mungesës së transportit të sedimenteve. Kjo do të pasohet nga një degradim ekologjik, humbje të turizmit evropian, si dhe ekoturizmi në pellgun ujëmbledhës të Vjosës”.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu