Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aktivistët letër-protestë ministrave: “Dorëzoni pagën e ditëve të fushatës”

Kthimi mbrapsht i rrogës së ditëve të fushatës dhe kthimi në detyrën i ministrave, ishin kërkesat e dërguara sot nga aktivistët e Qëndresës Qytetare (QQ).

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe rinisë, Evis Kushi, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj si dhe Ministri i Turzimit dhe Mjedisit Blendi Klosi janë monitoruar nga QQ nga data 30 mars deri më 13 prill në lidhje me aktivitetin e tyre publik.

Aktivistët kanë dalë në konkluzionin se tre qeveritarët kanë qenë në fushatë zgjedhore në zonat ku kandidojnë dhe jo në krye të detyrës në insitucionin që përfaqësojnë.

Me ekipin e Qëndresës ne prej kohësh kemi monitoruar ministri të ndryshme në vendin tonë dhe absolutisht kemi konstatuar se një pjesë e ministrave, të cilët kandidojnë jashtë territorit të Tiranës kanë braktisur institucionet e tyre për tu bërë pjesë e fushatave elektorale. Ne kemi konstatuar se ministrja e arsimit, ministrja e ekonomisë dhe financës, ministri i mjedisit dhe turizmit ndodhen larg institucionit të tyre prej javësh tashmë”,-u shpreh Migen Qiraxhi, përfaqësues i Qëndresës Qytetare.

Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare

Qiraxhi theksoi se braktisja e drejtimit të insitucioneve është luks në kushtet në të cilat ndodhet vendi.

Ne sot jemi në një krizë të shtuar për arsimin shqiptar ku për herë të parë në historinë 100 vjeçare të shtetit tonë nxënësit nuk janë në bankat e tyre dhe absolutisht është një luks i tepërt nëse ministrja largohet për javë të tëra. Ne jemi në një situatë ku financat e vendit, bizneset po mbyllen dita-ditës, ku vendet e punës humben. Absolutisht ne nuk e kemi luksin që ministrja të lerë institucionin e saj dhe të ndodhet pranë zyrave elektorale dhe pranë qytetarëve në një qytet tjetër dhe larg institucionit të saj. Absolutisht është një luks i tepërt për një vend të vogël si ne, ku pritet që sezoni turistik të jetë shpëtimi i ekonomisë sonë, ministri i mjedisit dhe i turizmit të ndodhet larg zyrës”,-shtoi Qiraxhi.

Aktivistët e Qëndresës Qytetare kërkuan kthimin në detyrë sipas orareve zyrtare dhe kthimin e pagës së ministrave për kohën që nuk kanë qenë në punë. Në rastin kur menaxherët e institucioneve mungojnë shërbimet janë të mangëta për qytetarët, argumentuan aktivistët.

Përfshirja e administratës në fushatë elektorale sipas tyre shkon kundër Kodit Zgjedhor.

Jo vetëm si një kërkesë e qytetarëve, por kjo është edhe në zbatim të Kodit Zgjedhor të nenit 91, pika 2 ku i ndalon administratës shtetërore pjesëmarrjen në fushatat elektorale gjatë orarit të punës. Drejtuesit dhe menaxherët kryesorë të këtyre institucioneve që janë edhe titullarë do të japin shembullin e tyre për tu gjendur në krye të detyrës, në krye të vendit për ti dhënë shërbime dhe për ti dhënë cilësi gjithë qytetarëve të republikës sonë dhe më pas sigurisht të merren me fushatat e tyre elektorale”,-përfundoi Migen Qiraxhi.

Shqipëria hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore më 25 mars 2021. Pas 10 ditësh vendi do të mbajë zgjedhjet qëndrore ku do të zgjidhen 140 deputetë si dhe do të krijohet qeveria e re.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *