Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shqiptarët votuan për Kuvendin e ri

48.59% e shqiptarëve votuan më 25 prill për të zgjedhur Kuvendin e ri shqiptar. Përkatësisht 1.720.503 votues nga 3,588,869 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, ku pjesëmarrja ishte 47% e votuesve, vihet re një rritje e lehtë e qytetarëve që iu drejtuan kutive të votimit.

Burimi: KQZ

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në orën 19:00, kryetari i Komisionit Zgjedhor, Ilirian Celibashi u shpreh për mediat se ka akoma qendra votimi ku për shkak të radhës orari zyrtar i mbylljes së votimit është shtyrë.

Në përgjithësi ai e konsideroi procesin zgjedhor si të qetë.

“Nga informacionet që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund tëthuhet se ky proces zgjedhor i karakterizua nga qetësia dhe nga siguria dhe integriteti I tij si proces. Natyrshëm që nuk mund të shpëtonim nga disa episode dhe pretendime që tashmë janë bërë të zakonshme dhe që palët në atë tensionin për rezultatin shpesh i sjellin të amplifikuara dhe shqetësime dhe problematika thjesht dhe vetëm të karakterit Teknik. Por në përgjithësi mundet të thuhet që ishte një proces votimi në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor”-, u shpreh Celibashi.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve, në procesin zgjedhor të 25 prillit kishim edhe votimin përmes identifikimit elektronik.

“Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik, për faktin se ishte një proces shumë I vështirë nga shumë pikëpamje dhe që u realizua në një kohë mjaft të shkurtër, pa një rast të dytë të paktën në dijeninë time përsa I përket kohës dhe të përgatitjes së këtij procesi dhe të cilësisë së këtij procesi”,-vijoi në fjalën e tij Celibashi.

Megjithatë, ky process pati një sërë vështirësish, sikurse problematika në paisje dhe pamundësia e operatorëve për të përdorur paisjen.

Janë më pak se 200 qendra votimi, në fakt janë 167, por ngelet akoma për tu verifikuar. Qendra votimi në të cilat nuk është përdorur paisja e identifikimit elektronik. Në 86 prej tyre nuk është përdorur për faktin se nuk janë paraqitur operatorët dhe në pjesën tjetër për shkak të problematikave dhe pamundësisë së operatorëve për ta përdorur paisjen”,-përfundoi Celibashi.

Prej më shumë se dy orë faqja zyrtare dhe aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk funksionon për shkak të një sulmi për bllokim, duke pamundësuar marrjen e informacioneve më të fundit në lidhje me shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe informacionet e tjera.

Pjesëmarrja në votime 

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime me mbylljen zyrtarisht të procesit zgjedhor ka qenë në masën 48%. Qyteti me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve është Tirana, me mbi 54%, ndërsa pjesëmarrjen me të ulët e ka qyteti i Vlorës me 34%.

Qytetet e tjera renditen sipas këtyre shifrave referuar pjesëmarrjes në procesin zgjedhor:

Durrës: 43%; Elbasan: 49%;Berat: 43%; Fier: 45%, Gjirokastër: 43%, Korcë: 43%, Berat: 43%, Dibër: 52%, Kukës: 48%, Lezhë: 44%, Shkodër: 42% .

Procesi zgjedhor i shoqëruar me incidente 

Zgjedhjet e ditës së sotme janë shoqëruar me disa incidente në zona të ndryshme të vendit.

Në fshatin Vashtëmi të qarkut Korcë, një vëzhgues i PD është konfrontuar me një çift duke i goditur ata me mjete te forta. Personat e lënduar janë dërguar pranë spitalit të korcës për të marrë ndihmën e parë.

Ndërsa në bashkinë Maliq konfrontimi fizik mes një vëzhguesi të PD dhe një qytetari që ka tentuar të votojë me të atin e moshuar ka sjellë ndërprerjen e votimit për disa minuta.

Në përfundim të procesit të votimit, në një qendër votimi në Fushë -Arrëz një punonjës policie është plagosur me thikë, ndërsa është dërguar për mjekim në spitalin e Pukës.

Pas përfundimit të proçesit zgjedhor në qytetin e Bulqizës, kandidati i pavarur në qarkun e Dibrës Elton Debreshi denoncoi nxjerrjen jahstë të vëzhguesve pa mbyllur akoma kutitë e votimit.

“Qendra e votimit ne Bulqizes refuzon te jape arsye se pse ne kundershtim me ligjin ka nxjerre pa mbyllur kutite e votimit vezhguesit e akredituar te kandidatit Elton Debreshi. Policia ka qene e pranishme dhe nuk ka nderhyre per te siguruar zbatimin e ligjit. Ne do te padisim cdo shkeles ligji brenda dhe jashte qendres se votimit”,-thuhet në faqen zyrtare të Debreshit.

Mungesa e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuar

Në procesin e votimit kanë hasur vështirësi për të votuar edhe personat me aftësi të kufizuar. Kjo për shkak të mos përshtatjes së infrastrukturës së dedikur për ta.

Fondacioni “Së bashku” që merret drejtpërdrejt me problematikat e persoanve me aftësi të kufizuar ka pasur 15 vëzhgues në Qarkun e Durrësit për të monitoruar aksesin në qendrat e votimit. Sipas drejtueses së Fondacionit, Suela Lala e drejta e votës për personat me aftësi të kufizuar nuk është garantuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Është e papranueshme që në vitin 2021 shumë prej nesh në të gjithë Shqipërinë votojnë në kushte të tilla si në foto, duke u ngritur në krah për shkak të Qendrave të Votimit të cilat janë të paaksesueshme. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Bashkitë të Qarkut Durrës na janë përgjigjur se kanë garantuar aksesin për personat me aftësi të kufizuar në këto zgjedhje. Ndërkohe problematikat që ne hasim në terren janë të shumta, ka shkallë, shumë qendra votimi janë në katet e sipërme, nuk është hapur fare dhoma e fshehtë”,-shkruan Suela Lala.

Sipas saj KQZ ka dështuar edhe me trajnimin e Komisionerëve.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *