Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikon gjetjet nga monitorimi i zgjedhjeve në 14 bashki të vendit

Në një raport paraprak, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar gjetjet nga monitorimi i 14 bashki të vendit në zgjedhjet e 25 prillit.

Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora, Fieri, Shkodra, Malësia e Madhe, Dibra, Lezha, Pogradeci, Berati, Kukësi dhe Gjirokastra janë vëzhguar nga 206 vëzhgues afatshkurtër dhe afatgjatë të shpërndarë në këto 14 qytete. Ky monitorim përfshin jo vetëm ditën e zgjedhjeve, por edhe procesin para zgjedhor, dhe atë të numërimit.

Sipas raportit paraprak të Komitetit Shqiptar të Helsinkit është vënë re se heshtja zgjedhore nuk është respektuar në të gjitha bashkitë e vendit që janë monitoruar.

“Në Dibër , Elbasan, Vlorë, Pogradec, Tiranë ku është vërejtur shpërndarja e fletushkave, posterave dhe materialeve propagandistike pothuaj kudo në qytet, në institucione publike dhe private; si dhe zyrat elektorale të cilat kanë vijuar të jenë të ngritur”, -thuhet në raportin e KSHH.

Ndërsa mediat lokale kanë respektuar heshtjen zgjedhore në raportimet e tyre.

Shpërndarja e materialeve zgjedhore

Sipas vëzhgimit të KSHH shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e KZAZ-ve është kryer sipas Kodit Zgjedhor, jo më vonë se 3 ditë para datës së zgjedhjeve. Procedurë e rregullt është ndjekur edhe për materialet digjitale sikurse kamerat dhe paisjet elektronike të identifikimit. Ndërkohë që me vonesë është shoqëruar dërgimi i materialeve nga KZAZ-të përkatëse drejt KQV-ve, vonesë kjo nga 1-5 orë. Sipas KSHH kjo ka ardhur si pasojë e mos koordinimit efektiv të anëtarëve të KZAZ-ve si dhe vonasat në emërimin dhe zëvendësimin e komisionerëvë të rinj.

“Shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa raste, në KZAZ nr.35 në Tiranë, KZAZ nr.1 në Malësinë e Madhe dhe KZAZ nr.65 dhe 66 në Berat, është bërë me anë të mjeteve private të anëtarëve të KQV, pa shenja dalluese si logot përkatëse, si dhe duke mos u shoqëruar me punonjësit e policisë, të cilët kanë qenë të pranishëm vetëm në QV gjatë marrjes në dorëzim të materialeve. Të gjitha QV-të e monitoruara ruhen nga punonjës të Policisë së Shtetit”,-citohet në raport.

Hapja e procesit të votimit 

Në monitorimin e 14 bashkive KSHH ka konstatuar se nuk ka pasur vonesa në hapjen e procesit të votimit. Në rastet kur vonesat kanë qenë për 20-35 minuta ka ndodhur nga “mungesa e energjisë elektrike, probleme teknike të funksionimit të pajisjes PEI (identifikimi elektronik), mungesa e eficencës së trajnimit mbi përdorimin e kësaj pajisjeje11 , vonesat/mungesat e anëtarëve dhe operatorëve , vonesa në pergatitjen e ambientit dhe mosfunksionimi i kamerave”.

Po ashtu sipas KSHH vonesa në punën e QV-ve kanë shkaktuar edhe zëvendësimet apo shkarkimet e anëtarëvë në orët e para të mëngjesit.

“Ndryshimi i disa QV në Bashkinë Lezhë, si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti e ambienteve të përcaktuara si QV ka krijuar çorientim tek zgjedhësit. Më herët KShH ka përcjellë këtë shqetësim pranë KQZ-së”,-thuhet në raport.

Masat anti-Covid

Sipas monitorimit, masat anti-Covid-19 përgjatë votimit nuk janë respektuar në të gjitha qendrat e votimit të monitoruara. Kjo ka ardhur si pasojë e mos pasjes së dyerve dhe dritareve të nevojshme që mundësojnë ajrosje ashtu sikurse problematikë ka qenë edhe mos respektimi i distancës dhe mos mbajtja e maskës si nga anëtarët e KQV-ve ashtu edhe nga qytetarët.

Votimi familjar dhe fshehtësia e votës 

Raporti paraprak evidenton raste të votimit familjar ndërsa shpreh se anëtarët e Komisioneve kanë qenë të paqartë në lidhje me procedurat duke referuar në mënyrë të gabuar disa raste qëkanë pasur të bëjnë me votimin me ndihmës për personat me aftësi të kufizuara.

Administrata zgjedhore në disa raste ka reaguar vetë për moslejimin e votimit familjar në mënyrë të përsëritur, si dhe në disa raste tentativat për votim familjar janë parandaluar nga depozitimi i vërejtjes me shkrim nga vëzhguesit e KShH. Problematike është raportuar refuzimi i marrjes në dorëzim dhe protokollimit të vërejtjeve me shkrim për votim familjar prej anëtarëve të QV 1157 dhe 1144 (Bashkia Dibër), në shkelje të nenit 7 të KZ”, -shkruan raporti.

Sa i përket fshehtësisë së votës në raproti vëren se ka pasur raste kur ajo është, qoftë duke e komunikuar atë me zë të lartë por edhe duke e zbuluar gjatë palosjes së votës. Fotografimi i votës ndër të tjera ka qenë një tjetër formë prezente e shkeljes së fshehtësisë së votës.

“KShH është sinjalizuar për përdorim të telefonisë celulare dhe tentativave për fotografim të votës disa qendra votimi në Pogradec, Dibër, Tiranë, Fier, Vlorë. Në këto raste, praktika e ndjekur nuk ka qenë e unifikuar, shtetasit janë këshilluar verbalisht ose anëtarët e KQV-së kanë sekuestruar telefonin përkatës. Jo në të gjitha rastet e fotografimit, fletët e votimit janë vlerësuar si të pavlefshme dhe votuesve u është dhënë një tjetër fletë votimi. Ndërhyrja e Policisë është kërkuar në raste të rralla, në Bashkinë Tiranë (QV1767) dhe Vlorë (QV 4498/1), ku pas vërejtjeve të vëzhgueses së subjekteve zgjedhor pas oficerët e policisë morën të dhënat e personit dhe kërkuan procesverbalin e mbajtur nga Kryetarja e KQV në cilësinë e proves”.

Procesi i mbylljes së votimit sipas vëzhguesve në 14 bashki është realizuar sipas afateve kohore, përpos rasteve kur jashtë qendrave të votimit ka pasur radhë qytetarësh për të votuar, gjë që ka çuar në shtyrjen e këtij procesi në deri një orë.

Numërimi i votave 

Procesi i numërimit të votave sipas KSHH është shoqëruar me problematika të ndryshme, kryesisht lidhur me trajnimin e personave të përfshirë në numërim.

“KShH vëren se administrata zgjedhore e ngarkuar për numërimin e votave trajnohet në një kohë të papërshtatshme, vetëm pak kohë para se të fillojë procesi i numërimit, duke krijuar premisa për mosnjohjen e duhur të legjislacionit zgjedhor. Gjithashtu, trajnimi para numërimit dhe fakti që GNV-të punojnë me orare të zgjatura veçanërisht gjatë orëve të natës, krijon probleme në drejtim të ritmit të procesit të numërimit dhe përqendrimit të anëtarëve të GNV-ve”.

Procesi i numërimit është nisur me ritme normale ndërsa më pas është ngadalësuar për pasojë të lodhjes së komisionerëve.

“Kështu, në ZAZ nr. 73 në Bashkinë Korçë numërohet vetëm 1 kuti në 1 orë. Gjithashtu ka patur raste të ndërprerjes së procesit me intervale të shkurtra kohore, ndërsa ZAZ nr.39 në Bashkinë Tiranë numërimi është pezulluar për të rifilluar në orën 13.00, çka në vlerësimin e KShH-së përbën një kohë relativisht të gjatë pushimi që ngadalëson procesin e numërimit”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *