Screenshot nga faqja "Punë punë" në Facebook

Me një vëzhgim të thjeshtë të faqeve më të mëdha politike, mund të vëresh sa para kanë shpenzuar partitë kryesore për reklama politike gjatë fushtës elektorale në rrjetin social “Facebook”.

Prej periudhës 11 mars – 27 prill, Partia Socialiste e Shqipërisë rezulton që ka paguar në total 64,837 dollarë për reklama politike. Prej kësaj shume totale, 34,279 dollarë janë shpenzuar vetëm këtë javë.

Secila nga këto reklama ka arritur targetin e shikueshmërisë prej 500.000 – 1.000.000  përdoruesish në rrjetet sociale.

Screenshot nga Partia Socialiste e Shqipërisë

Po ashtu, fushata solli lindjen e faqeve të reja si “Socialistët”, “Punë punë”, “Të jesh grua”, “Ligj dhe rend”, “Pakëz dritë”, “Untold Stories of Albania” ku vërehen sasi të konsiderueshme parash të depozituara në reklama politike, të cilat paraqesin pozitivisht Partinë Socialiste dhe negativisht Partinë Demokratike.

Konkretisht, gjatë periudhës 11 mars – 27 prill, janë shpenzuar në total 41,329 dollarë për reklama politike në këto faqe.

Partia Demokratike e Shqipërisë rezulton të ketë paguar 4,762 dollarë për këto reklama. Prej kësaj shumë, 1607 dollarë janë paguar disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Screenshot nga faqja e Partisë Demokratike

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shpenzuar shuma të konsiderueshme për reklama politike në profilin e tij në Facebook.

Ai ka paguar 28,542 dollarë për reklama gjatë periudhës 11 mars – 27 prill. Prej kësaj vlere, 13,609 dollarë janë shpenzuar vetëm javën e fundit.

Screenshot nga profili i Lulzim Bashës

Partia Socialiste për Integrim rezulton të ketë paguar 493 dollarë gjatë periudhës 11 mars – 27 prill 2021.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu