Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Reagimi: “Zgjedhjet mund të kenë mbaruar, por jo beteja për Vjosën Park Kombëtar”

Organizatat ndërkombëtare RiverWatch, Patagonia, EuroNatur dhe organizata shqiptare EcoAlbania kanë reaguar për rëndësinë e statusit “Vjosa Park Kombëtar” menjëherë pas shpalljes së fitores të Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura më 26 prill.

“Zgjedhjet mund të kenë mbaruar, por lufta për Vjosën nuk ka përfunduar”, citohet në një deklaratë të organizatës Riverwatch, publikuar në platformën rajonale Balkan Rivers.

Në këtë përmbledhje përmendet fakti se shpallja e Vjosës Park Natyror, deklaratë e bërë në muajin mars, është një hap i mirë, por nuk është e mjaftueshme pasi ende bën të mundur ndërtimin e digave, shpimin e naftës përgjatë brigjeve të lumit, madje edhe ndërtimin e një aeroporti dhe vendpushimesh turistike në ligatinat afër grykës së lumit.

Reagimi i organizatave lidhet jo vetëm me shpalljen e fituesve politik por edhe me kërkimet për naftë dhe gaz që kanë filluar prej më shumë se dy javësh në luginën e Vjosës dhe Deshnicës.

“Përcaktim i parkut natyror nuk mund ta mbrojë Vjosën nga këto aktivitete shkatërruese të mjedisit”, citohet në përmbledhje.

Ulrich Eichelman, drejtuesi i Riverwatch u shpreh për Balkan Rivers se qeveria e re duhet t’i japë përparësi mbrojtjes së mjedisit të çmuar të Shqipërisë, duke filluar me Vjosën.

“Pa mbrojtje të përshtatshme, zona do të ‘hahet’ nga zgjerimi i pakontrolluar i vendpushimeve turistike në rajon, digat në mes dhe shpimet e naftës në pjesën e sipërme të lumit. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë këtë luftë derisa Vjosa të caktohet si një park kombëtar”,- citoi Ulrich.

Dy kërkesat kryesore të këtyre organizatave ndërkombëtare janë:

  • Kalimi i kategorisë së mbrojtjes nga “Parku natyror” në “Park Kombëtar”
  • Zgjerimin e zonës së mbrojtur duke përfshirë edhe degët e Zagorisë, Kardhiqi, Bënçës dhe Shushicës.

Olsi Nika nga organizata mjedisore EcoAlbania shpjegoi se titujt park park natyror dhe park kombëtar tingëllojnë shumë të ngjashëm, por ata janë shumë të ndryshëm për sa i përket nivelit të mbrojtjes që ofrojnë.

“Vetëm një park kombëtar mund ta mbrojë plotësisht dhe ligjërisht këtë ekosistem të bukur nga zhvillimi në të ardhmen”, përfundoi Nika.

Vjosa Park Kombëtar” së fundmi është shkruar nga aktivistë në shumë sheshe të kryeqytete evropiane për t’u sensibilizuar dhe dhënë rëndësi kauzës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *