Imazh: Google

Raporti “Living Planet 2020”, i përgatitur nga Fondi Mbarëbotëror për Natyrën (WWF), tregon se veprimtaria njerëzore nga viti 1970 deri në vitin 2016 ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në biodiversitet me një rënie drastike me rreth 68% të popullatës së gjitarëve, zogjve, amfibëve, zvarranikëve dhe peshqve në të gjithë botën.

Indeksi global i Planetit të Gjallë të vitit 2020 tregon një rënie mesatare prej 68% të popullatave të të kurrizorëve, monitoruar midis 1970-tës dhe 2016-tës”.

Rëniet e popullatave në këto nivele vjen sepse pas revolucionit industrial, ekosistemet janë dëmtuar në mënyrë të paprecedentë në histori.

75% e sipërfaqes së tokës pa akull tashmë është ndryshuar ndjeshëm, shumica e oqeaneve janë të ndotur dhe më shumë se 85% e zonës së ligatinave ka humbur”, shpjegohet në raport, teksa vijëzohet se mbishfrytëzimi i bimëve dhe kafshëve po dëmton aftësinë e natyrës për t’i siguruar në të ardhmen.

Rritja e popullsisë dhe konsumerizmit ka bërë që qytetarët ta përdorin biokapacitetin e tokës në masën 56%.

Në 50 vitet e fundit, bota është transformuar nga shpërthimi i tregtisë, konsumit dhe rritjes së popullsisë, si dhe nga lëvizjet e madha drejt urbanizimit”, shkruhet në raportin e publikuar së fundmi.

Ndërtimi i hidrocentraleve dhe digave sjell po ashtu ndikime negative, informon materiali shkencor.

Peshqit e mëdhenj ndikohen shumë nga ndërtimi i digave, i cili bllokon rrugët e tyre migratore”.

Humbja e biodiversitetit kërcënon sigurinë ushqimore dhe për këtë arsye nevojitet reagim i menjëhershëm, thuhet në vijim në raport.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike

Rreth një e pesta e specieve të egra rrezikojnë të zhduken këtë shekull vetëm për shkak të ndryshimit të klimës, pavarësisht përpjekjeve”, informon raporti, teksa theksohet se tashmë disa specie po përballen me humbje të habitatit, ndërprerje të veprimtarisë me specie të tjera, si pasoje e ngritjes së temperaturave.

Një ndër speciet më të ndikuar nga ndryshimet klimatike është dhelpra fluturuese. Ajo e ka të pamundur të durojnë temperaturat mbi 42 gradë.

Dhelpra fluturuese

Pavarësisht përdorimit të mekanizmave si kërkimi i hijës, hiperventilimi ose përhjapja e pështymës në trupat e tyre, ato nuk arrijnë të ruajnë freskinë.

Midis 1994-tës dhe 2007-tës, më shumë se 30,000 dhelpra fluturuese të kenë ngordhur gjatë valëve të nxehtësisë”, informon raporti.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu