Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Banorët shprehen skeptikë për zotimet e Shell se nuk do të ketë shpime për nxjerrje të naftës në Vjosë

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Shell në Shqipëri, Ante Frens, është shprehur se nuk do të ketë shpime për nxjerrjen e naftës dhe gazit në Bllokun 4, zonë në të cilën përfshihet Lugina e Vjosës dhe Zagoria, Përmet.

Kjo deklaratë vjen pas reagimeve të banorëve të Permetit, të cilët kundërshtojnë kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në atë zonë.

Punimet në terren, shkruhet në deklaratën e Shell, janë pjesë e një studimi gjeo-fizik.

Studimi gjeofizik që Shell po zhvillon në Bllokun 4 na shërben për të kuptuar më mirë perspektivën e zbulimit në Bllokun 2. Pavarësisht rezultateve të studimit gjeofizik Shell nuk do të kryejë shpime për naftë dhe gaz në lumin Vjosa, i cili është një moment natyror me rëndësi të veçantë që ne do ta respektojmë”, shkruhet në deklaratën e Shell Upstream Albania.

Në vijim thuhet se as Zagoria nuk do të përfshihet në shpime, pasi territori gëzon mbrojtje ligjore. Këshilli i Ministrave e shpalli Zagorinë “Park Natyror” në maj të vitit 2018.

Një muaj më pas, në qershor të vitit 2018, me propozim të Ministrit të Infrastrukturës, po Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë kontratën për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve pikërisht në zonën e quajtur “Blloku 4”, ku kompania pohon se nuk do të ketë shpime.

Miratimi i kontratëns për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në “Blloku 4”

Banorët nga ana tjetër shprehen skeptikë ndaj deklaratës së Shell dhe pretendojnë se studimi është faza e parë e punës në terren.

Ne nuk kishim gjykimin që ata do të fillojnë të shpojnë direkt. Është një projekt afatgjatë, jemi në fazën e parë të projektit, ka fazën e kërkimit ose studimit”, pohon për Citizens Channel Avenir Deliu.

Deliu tregon se banorët e kanë kundërshtuar dhe më herët këtë projekt.

Kemi qenë kategorikisht jo, që në fillim, edhe kjo fazë filloi. Në qoftë se do të fillojë kjo fazë, ata do gjejnë naftë, siç ata mendojnë që ka naftë, nuk do ta lënë, do gjejnë kohën e përshtatshme për të nxjerrë”.

Në datë 27 prill qytetarë, aktivistë dhe operatorë turistikë protestuan në qendër të Përmetit kundër kërkimeve për naftë dhe gaz natyror nga kompania “Shell Upstream Albania” në luginën e Vjosës dhe Dishnicës.

Paralelisht ata kanë nisur një peticion online, ku mbi 1900 qytetarë kanë nënshkruar. Banorët pohojnë se peticioni po firmoset edhe fizikisht nëpër pika të ndryshme në Përmet.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *