Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Ricikluesit”, ekspozita që sjell në vëmendje vështirësitë e komunitetit rom dhe egjiptian

Një grup aktivistësh shfaqën sot ekspozitën “Ricikluesit” në Kalanë e Tiranës, me fotografi të personave rom dhe egjiptian, që zhvillojnë aktivitetin e mbledhjes së plastikës, metalit dhe kartonit nën hijen e një shoqërie apatike.

Fotografitë bardh e zi të recikluesve gjatë procesit të punës u shoqëruan me “dosjet kriminale” të mbushura me “historik të mbledhjes së materialeve të riciklueshme” si dhe një kënd prej xhami që mbante tre kanoçe të përthyera, të lyera me ngjyrë ari.

Kopjet të origjinalit larë në flori. Mbetjet origjinale ndodhen në Policinë Bashkiake” shkruhet sipër saj, koment ironik drejtuar praktikës “shtetëzuese” të mbetjeve, që ligjërisht i takojnë Bashkisë Tiranë.

Aktivistja Jeta Pera u shpreh se mes shoqërisë dhe komuniteteve të disavantazhuara si ai rom dhe egjiptian, mungon një lloj lidhjeje njerëzore, që çon në paragjykime.

Jeta Pera, aktiviste

Aktivitetet të tilla, pohon ajo, mund të krijojnë ura lidhëse mes anëtarëve të shoqërisë por edhe mes institucioneve.

Një arsye është që të rikthejmë vëmendjen tek kjo çështje dhe të jetë e mundur që institucionet të marrin parasysh hartimin e skemave, praktikave më të mira, modeleve të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së këtyre anëtarëve”, – tha Pera gjatë fjalës së saj.

I pranishëm në këtë ekspozitë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u shpreh se situata e ricikluesve duhet të marrë një tjetër kahje.

Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Ka ardhur momenti që ricikluesit të ketë një rregullim të gjithë situatës, t’i garantohet punësim, të ketë një aktivizëm të institucioneve publike, të bizneseve të interesuara, për t’u garantuar një punë dinjitoze të gjithë qytetarëve të cilët janë të detyruar të kryejnë këtë punë me të gjitha rreziqet që ajo mbart për shëndetin”.

Klaudio Taho nga Bashkia Tiranë pohoi se institucioni ku ai bën pjesë ka vepruar për integrimin e minoriteteve, por duhet bashkëpunim mes grupeve të shoqërisë civile dhe institucioneve, si dhe një lloj kohezioni mes tyre.

Aktivistja Alba Brojka mendon se shoqëria duhet të ndryshojë qasje, në mënyrë që t’i kërkojë më pas institucioneve të ofrojë shërbime që nuk reflektojnë sjellje stigmatizuese.

Alba Brojka, aktiviste

Me shpresë do ta kemi një rezultat edhe më të mirë në afatgjatë për mënyrën sesi shoqëria mendon, për mënyrën sesi qytetari i qaset institucioneve, duke i kërkuar që ta luftojnë diskriminimin e tyre të brendshëm, në mentalitet, apo edhe në mënyrën sesi funksionojnë”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *