Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Në ditën kundër homofobisë, komuniteti LGBTI+ zhvillon aksion për dashurinë dhe pranimin

Anëtarë të komunitetit LGBTI+ dhe aktivistë të shoqërisë civile u mblodhën sot në sheshin Nënë Tereza, në Ditën Ndërkombëtarë Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë.

Ata shpalosën banderolën e madhe ku shkruhej “Vaksina kundër homofobisë është dashnia”, krahas flamurit të ylbertë LGBT, ndërkohë që u zhvillua dhe një flashmob në fund të eventit, ku të pranishmit krijuan fizikisht formë zemreje në shesh, e më pas lëshuan tullumbace shumëngjyrëshe në qiell.

Xheni Karaj nga Aleanca LGBT u shpreh se anëtarët e komunitetit nuk gëzojnë të drejta të barabarta krahas qytetarëve të tjerë, pikërisht se institucionet  nuk janë angazhuar në krijimin e një shoqërie të barabartë.

Sot, në 17 Maj 2021, çiftet gej e lesbike, ende nuk mund të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Sot familjet LGBTI nuk gëzojnë njohje ligjore dhe garanci juridike. Sot, qindra vajza e djem transgjinorë mbeten peng i ligjeve diskriminuese, të cilat nuk njohin ekzistencën e tyre në shoqëri”, – lexoi Karaj.

Xheni Karaj, Aleanca LGBT

Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, Avokatja e Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përfaqësues të Këshillit Evropian, të cilët u shprehën njëzëri kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe përkatësisë gjinore.

Anëtarë të komunitetit LGBTI theksuan se ditë të këtilla janë shumë të rëndësishme për vetë ata, pasi i fuqizojnë.

Unë kam ardhur për veten, për suport të shoqërisë sime dhe këto kohët e fundit kam kuptuar që ditë si puna e kësaj realisht i kanë dhënë shumë guxim njerëzve të komunitetit tonë, të pranojnë içik veten më shumë”, – tha për Citizens Channel Mateo Luleme.

Mateo Luleme

Të tjerë pjesëmarrës thanë se për anëtarët LGBTI, të gjitha ditët duhet të jenë si e sotmja.

Është një aktivitet me shumë rëndësi, sepse të gjithë kemi të drejtë ta jetojmë çdo ditë si ditën e sotme, të gjithë e kemi të drejtën të jemi të lirë të shkojmë në punë, të shkojmë në familje pa pasur frikën e të dalit hapur. Shpresoj që vitin tjetër të jemi më shumë dhe të ketë mbaruar kjo pandemi, po edhe e koronës, po edhe e homofobisë, bifobisë dhe transofobisë”, – rrëfeu Katerina Leka.

Katerina Leka, aktiviste

Një vit i vështirë si ai i pandemisë, u shprehën të tjerë aktivistë, nxjerr më shumë në pah vështirësitë që hasin grupet e margjinalizuara në shoqëri.

Është e rëndësishme që në ditë si kjo të jemi të gatshëm që të shikojmë se si vështirësitë që janë të përbashkëta na prekin në mënyrë të ndryshme, në mënyrë që të jetojmë të gjithë në një shoqëri sadopak më të barabartë”, – cilësoi Erion Gjatolli.

Erion Gjatolli. aktivist

Në këtë aktivitet nuk kishte asnjë përfaqësues të Qeverisë Shqiptare.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *