Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“The Economist” tregon lidhjet midis pastrimit të parave dhe lulëzimit të kullave në Tiranë; Si po cenohet trashëgimia?

Paratë e pista në Ballkan po pastrohen përmes pasurive të paluajtshme, kështu shkruhet në artikullin e publikuar sot në The Economist. Kullat në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd janë një pasqyrim i këtij fakti duke e bërë të pamundur blerjen e një shtëpie nga qytetarët me të ardhura të mesme.

Në një analizë mbi situatën e ekonomisë pas goditjes nga Covid-19, pavarësisht krizës financiare, çmimet e pronave në një pjesë të rajonit janë rritur. Në Tiranë, ato janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2017. Në të gjithë Shqipërinë, vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme u rrit me 6.7% në vitin 2020.

“Një emigrant, i cili ka ndërtuar një bllok banesash pranë shtëpisë së tij në Vlorë, në jug të Shqipërisë, e ka lënë ndërtimin përgjysmë, sepse nuk pranon të paguajë ryshfet për të siguruar lejet e nevojshme”, shkruan The Economist.

Referuar një raporti nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GITOC), arsye të tjera të rritjes së çmimit të pasurive të patundshme janë trafiku i kokainës dhe zyrtarët e korruptuar. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë ligje të mira për parandalimin e pastrimit të parave, por zbatimi lë për të dëshiruar.

Sipas raportit grupet kriminale kanë zhvilluar aktivitetin e tyre jo ligjor jo vetëm brenda vendit të origjinës por edhe jashtë tij. Fatjona Mejdini, e cila punoi në hartimin e raportit, thotë se qeveritë e Ballkanit janë të dyzuara në lidhje me pastrimin e parave. Ato duan ta luftojnë atë, por njëkohësisht mirëpresin vendet e punës dhe investimet që mund të sjellë ky aktivitet kriminal.

“Ju mungon imagjinata” shprehet Mejdini, prandaj zgjedhin tulla dhe llaç më shumë se lloje të tjera biznesi që mund të përdorin për të investuar paratë.

The Economist përmend raste konkrete të rajonit si akuzat për pastrim parash ndaj ish-Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski. Nëpërmjet një llogarie të fshehtë Gruevksi i dhuronte para partisë së tij për të blerë prona të paligjshme dhe për të fshehur pronësinë e tyre.

E njëjta skemë e ngjashme konstatohet edhe në Jahorina, një fshat turistik boshnjak, ku kriminelë dhe zyrtarë të përfshirë në afera korruptive kanë investuar në hotele.

Betonizimi dhe pastrimi i parave cënon trashgiminë kulturore

Një cikël investigimesh publikuar nga Citzens Channel tregon se si vendimet e njëpasnjëshme të Këshillit Kombëtar të Territorit, Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore po rrudhin fondin e vilave monument, për t’i zëvendësuar ato me pallate shumëkatëshe.

Lexo edhe:

Nga viti 2017 deri më 2020 sipas raportit të GITOC në Shqipëri janë pastruar 1.6 miliardë euro përmes sektorit të ndërtimeve.

Prej vitit 2016, grafiku i lejeve të dhëna për ndërtime në Tiranë është gjithmonë në ngjitje, kulmi u arrit në vitin 208 ku u dhanë 1194 leje për ndërtime të reja.

Tiranë po ndërtohet disa fish më shumë se sa ka kërkesë për strehim, duke qenë se popullsia është tkurrur dhe emigrimi 5 vitet e fundit (gati 500 mijë banorë kanë emigruar) ka luajtur një rol të madh në uljen e numrit të popullsisë në vend.

Në raportin “Citizens Urban Stories” tregohet gjendja e vilave monument kulture, ku 50% e vilave të vëzhguara janë në gjendje të shembura, braktisura apo pjesërisht jashtë funksioni.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *