Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Reagime: BE hedh poshtë pretendimet e Parlamentit mbi rekomandimin e përjashtimit të gazetarëve

Pas protestës së zhvilluar nga gazetarët e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë për rregulloren e re në marrëdhënien me mediat, Kuvendi u përgjigj me një sqarim të gjatë në faqen e tij zyrtare.

Në reagim, përfaqësuesit e institucionit e konsideruan nevojën për një sistem të ri audio-video imediate, në kushtet në të cilat punohej deri më tani.

Sistemet e regjistrimit në katër komisione kanë qenë me teknologji të vjetëruar, ndërsa komisionet të cilat nuk ishin të pajisura me sistem audio, i regjistronin mbledhjet nëpërmjet diktofonëve, proces që ka shfaqur jo pak herë probleme për zbardhjen e mbledhjeve, për shkak të cilësisë së dobët të regjistrimit“,-thuhet në komunikimin e Kuvendit.

Sipas reagimit, këto problematika ndikonin në transparencën e veprimtarisë së kuvendit.

“Nisur nga këto problematika, me qëllim rritjen e transparencës së mbledhjeve të komisioneve dhe veprimtarive parlamentare, por dhe nevojës së fuqizimit të procesit legjislativ përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar, Kuvendi vendosi të ndërtojë një sistem të ri audio-video për ndjekjen dhe transmetimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare”.

Ndërsa deklaroi se ky sistem është rekomanduar dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Sistemi i ri audio-video është rekomanduar, financuar, konceptuar dhe ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, nëpërmjet Programit IPA 2014 të Komisionit Europian  për Shqipërinë,  dhe Kuvendi është përfitues i këtij projekti/modeli të ri. Edhe specifikimet teknike të ndërtimit të këtij sistemi u përcaktuan dhe miratuan nga Komisioni Evropian, bazuar në standardet dhe përvojat më të mira të parlamenteve të vendeve të BE-së”.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, i cili përgënjeshtroi deklaratën e Kuvendit.

Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014″,-ishte postimi në Twitter i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

We regret the lack of consultations with media before the adoption of new rules by the Parliament. These rules are not in response to EU guidance or advice provided under IPA assistance, launched in this context back in 2014. 2/2

— EU in Albania (@EUinAlbania) June 9, 2021


Po ashtu, Delegacioni i BE-së i konsideroi dëgjesat publike mjaft të rëndësishme për procesin.

“Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale”.

Kuvendi në deklaratën e tij theksoi se vendimi për rregulloren e re ishte në dijeni të gazetarëve në çdo fazë të tij.

“Sqarojmë gjithashtu se që nga fillimi i prezantimit të këtij projekti dhe deri më sot, kolegët gazetarë dhe mediat janë informuar në vazhdimësi lidhur me sistemin, mënyrën e funksionimit dhe risitë që do të sillte për  rritjen e transparencës parlamentare”.

Por në protestë simbolike të zhvilluar paraditen e 9 qershorit, gazetarë u shprehën me shqetësim për kalimi e vendimit për rregulloren e re pa asnjë konsultë publike e me gazetarët, duke e mësuar ekzistencën e një rregulloreje të re vetëm pas publikimit të saj.

Më 2 qershor, Byroja e Kuvendit vendosi të ndryshojë rregulloren e kuvendin në lidhj me marrëdhënien me gazetarët, e si rrjedhojë i përjashtonte ata nga ndjekja e punimeve të komisioneve parlamentare dhe punimeve të Kryesisë së Kuvendit.

Po ashtu, përmes kësaj rregulloreje, përcaktohej një dhomë e posaçme nga ku gazetarët mund të ndiqnin me pamje zhvillimet në këto komisione, pamje këto të servirura nga vetë Kuvendi. Ndërsa minimizohej kontakti me deputetët, duke zhvilluar intervista me ta vetëm pas pranimit të kërkesës së dërguar nga gazetarët pranë zyrës për shtyp.

Në një protestë të mbajtur paraditen e 9 qershorit, gazetarët kërkuan kthimin pas të vendimit dhe konsultimin paraprak me gazetarët.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *