Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Një panair për librin e përdorur, si alternativë kulturore për qytetarët

Panairi i librave të rinj dhe të përdorur do të qëndrojë edhe nesër i hapur në mjediset e qendrës sociale “Logu i Shkëndijës”. Të gjithë libradashësit do mund të ecin përqark oborrit të një vile të vjetër, ku janë të renditura dhjetëra vepra të autorëve shqiptarë e të huaj.

Shtëpia botuese “Pika pa sipërfaqe” dhe faqja “Libra të vjetër e të përdorur”, prej gjashtë vitesh organizojnë panaire të kësaj natyre në mjediset e të njëjtës qendër sociale.

Filozofia e shtëpisë botuese dhe e faqes “Libra të rinj dhe të përdorur” është për çmime sa më të arsyeshme për njerëzit që kanë nevojë për lexim, për studentët, njerëzit që s’kanë mundësi ekonomike”, – thotë për Channel Orges Novi nga shtëpia botuese “Pika pa sipërfaqe”.

Orges Novi, shtëpia botuese “Pika pa sipërfaqe”

Në këtë panair gjenden dhe libra shumë të vjetër, para vitit 1945, të cilët kanë dalë nga qarkullimi.

Mbledhësit kanë fatin të kenë në duar botime që janë shumë të rralla e shumë të kërkuara, që janë jashtë tirazhi, kanë qenë të tilla, kanë dalë në rrugë, dhurohen, blihen, shiten”, – rrëfen studentja Joli Lamaj.

Joli Lamaj, studente

Të rinj por edhe kalimtarë kanë mundësi t’i bashkohen edhe nesër këtij eventi, ku përpos blerjes së librave mund të bëhen pjesë dhe diskutimeve të natyrës filozofike, letrare dhe politike.

Gjëja më e rëndësishme te këto panairet është komunikimi me njerëzit e ndryshëm, me grupmoshat e reja”, – vijon më tej Orges Novi.

Për Bislim Laknën, ky aktivitet është shumë i rëndësishëm.

Hapësira të tilla mungojnë shumë në Tiranë, përveç panairit të librit, që ka karakter më shumë komercial sesa kulturor. Është një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer ide, për të krijuar një hapësirë kulturore alternative”, – pohon Lakna.

Bislim Lakna, aktivist

Rëndësi të shtuar i jep fakti që ky panair zhvillohet në mjediset e një shtëpizë dykatëshe, të ndërtuar në periudhën e pushtimit italian, tashmë e shndërruar në një qendër sociale.

Prej dekadash tashmë, këto ndërtesa janë shembur për t’u zëvendësuar me pallate të larta, duke i humbur kështu Tiranës dhe aspektin komunitar.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

One Response

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *