Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Grabovë, Gramsh: Një hidrocentral në vend të investimeve publike

Banorët e Grabovës së Sipërme në Gramsh u përballën ditët e fundit me njoftimin për shpronësimin e tokave në shërbim të ndërtimit të hidrocentralit “Grabovë 2”. K

Kur mendonin se dhënia e lejes për këtë HEC ishte pezulluar, ata mësuan se në 2017 ishte dhënë sërish me koncesion dy kompanive. Tashmë do të përballen me shtrimin e tubacionit dhe marrjen e ujit të përrenjve në këtë zonë edhe pse askush prej pjesëtarëve të rreth 100 familjeve të fshatit nuk ka firmosur për lejimin e ndërtimit.

Për të kundërshtuar ndërtimin kanë hartuar edhe një peticion të cilin do ja nisin të gjitha institucioneve.

“Shkas i këtij grumbullimi, pra I kësaj proteste që po bëjmë ne këtu është se qeveria shqiptare ka sjelle disa letra nga Agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave si dhe nga ministria e energjetikës ku kërkojnë të shpronësojnë tokat e fshatarëve në një kohë kur asnjë pjesëtar i komunitetit tonë nuk ka dashur të ndërtohen hidrocentrale dhe mbi bazë të ligjit të shtetit shqiptar në qoftë se se komuniteti nuk do që ndërtohen hidrocentrale atëherë këto hidrocentrale duhet të pezullohen”,-rrëfen Todi Buzo, banor i zonës.

Todi Buzo, banor i zonës

Grabova është një trashëgimi e gjallë e natyrës e kombinuar me historinë e kulturën. Të shqetësuar për mungesën e ujit, mjaft i rëndësishëm për jetën e tyre dhe për shkatërrimin e mjedisit ata kanë vendosur të rezistojnë.

“Kemi kaq vite që luftojmë për ta mbrojtur këtë vend. Në këtë projekt që bëjnë ata prishet I gjithë mjedisi i Grabovës 100 metra mbi fshat nga Grabova deri në Lënie. Është shkatërruese për ambientin, për urat me harqe që janë këtu, për kanionin që është më poshtë”,-tha Jovan Ndini për Citizens Channel.

Jovan Ndini, banor i zonës

“Këtu është një fshat me tradita. Ne kemi objektet e traditës siç janë dërstilat, sharrat, mullinjtë me ujë dhe i bie që nëse një ditë do të na merret uji atëherë ne i bimë që nuk kemi të lajmë rrobat e leshta. Me pezullimin e larjes së enëve ne humbasim edhe traditën pasi dihet që gjithë prodhimet këtu janë bazë jetike për banorët sepse kuptohet që Grabova është vendi i ftoftë”,-sqaron më tejTodi Buzo. 

Duke qenë një komunitet vlleh, ata mendojnë se po diskriminohen.

“Kanë filluar të bëjnë centrale të thajnë fshatin, por po u tha fshati ku do vejë ky popull, si do të jetojë. Pra ky është një gjenocid dhe po na bëjnë siç greku i bëri çamëve në luftën e dytë botërore”.

Vangjel Buzo, banor i zonës

Banorët iu drejtuan të gjitha institucioneve me kërkesën që ky HEC të mos ndërtohej pa verifikimin e dokumentacionit, të bindur se askush në dëgjesë publike nga kjo zonë nuk ka firmosur për ndërtimin e tij.

Kanë ardhur kanë bërë dëgjesat publike. Këtu asnjëri s’ka hedhur firmë sipas rregullave që kërkonin ata. Kanë vajtur në Gramsh pastaj e kanë thënë që kryeplaku me disa kanë zbutur qëndrimin dhe ranë dakord. Kjo, ja kemi bërë të qartë edhe prefektit që nuk është e vërtetë. Le të na tregojë firmat sa firma ka marrë, kush janë ata dhe le të vazhdojë”, shprehet Jovan Ndini.

Ai rrëfen se kjo situatë është e pranishme edhe në fshatra të tjerë të zonës dhe nuk do ta lejojnë marrjen e ujit.

“Neve ujë nuk lejmë. Ta kenë shitur qysh 2009, 2021 sa morën votat prap. Çfarë kanë me neve. Ne nuk po ju kërkojmë as gjellë as bukë, asgjë Neve ujë nuk jemi dakord“,-Sokrat Paço.

Sokrat Paço

Banorët shprehen të zhgënjyer nga përfaqësuesit e tyre ndërsa u kwrkojnë të mos vizitojnë fshatin deri sa mbështenin ndërtimin e HEC-eve. 

“Ne i bëjmë thirrje që të mos arrijmë deri këtu se po qe se vazhdojnë ne do arrijmë deri atje sa kryeplaku do të dorëzojë vulën dhe ne nuk do qasim asnjë pushtetar, si pushtetar qendror si vendor, polici e cdo gjë, neve nuk do ti qasim këtu fare”,-tha Isli Paço. 

Isli Paço

Të vendosur në rezistencën e tyre banorët e Grabovës kërkojnë ndërhyrjen e SPAK në hetimin e dokumentacionit të lejes. Ata i drejtohen qeverisë të anullojë kontratën e koncesionit të sigurtë se askush nga komuniteti i tyre nuk ka dhënë firmën e tij që HEC “Grabova 2” të ndërtohet.

Grabova e sipërme është rast i rrallë në Shqipëri ku banorët kanë bojkotuar zgjedhjet vendore për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *