Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kuvendi miraton projektligjin për regjistrimin e OJF-ve pavarësisht kundërshtimeve nga shoqëria civile

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare projektligjin “Për regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”.

Sipas relacionit shoqërues të ligjit, ai synon të ulë barrën e regjistrimit të organizatave pranë Gjykatës dhe procedurë më transparente lidhur me aktivitetin e tyre.

Pas miratimin të projektligjit, organizatat e shoqërisë civile reaguan duke shprehur keqardhje për mënyrën si Kuvendi e kaloi atë.

Ne shprehim keqardhje për dështimin e Kuvendit të Shqipërisë për të reflektuar mbi shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile. Gjykojmë se Kuvendi humbi rastin për të demonstruar vlera demokratike”,-thuhet në komunikimin e shpërndarë nga organizatat e shoqërisë civile

Miratimi i këtij projektligji ditën e sotme u parapri edhe më herët me shqetësim nga 124 organizata të shoqërisë civile.

Përmes një thirrjeje të hapur, ato iu drejtuan dje Kuvendit, duke i kërkuar tërheqjen nga ky projektligj.

Për ne, organizatat e shoqërisë civile, projektligji cenon rëndë të drejtën e organizimit vullnetar, parimin e qartësisë ligjore dhe parimin e proporcionalitetit në vendosjen e masave shtrënguese. Projektligji krijon mbivendosje të masave shtrënguese dhe raportim të dyfishtë me kuadrin ligjor ekzistues. Projektligji bie në kundërshtim me Ligjin 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse” dhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e sektorit, si dhe standardet ndërkombëtare për të cilat vlerësojmë që Shqipëria po hedh hapa prapa.”,-thuhej në thirrjen publike të organizatave.

Përmes këtij projektligji synohet të krijohet dhye mirëmbahet një regjistër elektronik i organizatave jofitimprurëse nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Regjistri do të përmbajë të dhëna sa i përket themelimit, organizimit dhe veprimtarive të organizatave.

Ariana Agolli, përfaqësuese e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, sqaron për Citizens Channel se kjo iniciativë është e mirëpritur, por ka një sërë parregullsish gjatë hartimit të saj.

“Iniciativa për një projektligj të ri është shumë pozitive dhe e mirëpritur nga organizatat e shoqërisë civile, të cilat prej vitesh e kanë kërkuar një të tillë, por me keqardhje vërejmë që fryma e institucioneve shtetërore përgjegjëse për hartimin, propozimin dhe shqyrtimin e këtij projektligji ka qenë përjashtuese për një sektor siç është shoqëria civile në vend, e cila preket drejtpërsëdrejti prej tij“,-rrëfen Ariana Agolli.

Ariola Agolli

Sipas organizatave komunikimi me grupet e interesit ka qenë jo transparent.

Pavarësisht angazhimit të ekspertizës së huaj, ai nuk ka respektuar parimet dhe kuadrin ligjor të konsultimit publik në Republikën e Shqipërisë. Përqasja e institucioneve nuk ka qenë gjithëpërfshirëse për të mundësuar uljen e gjithë aktorëve në një diskutim të hapur për një projektligj tepër të rëndësishëm për funksionimin e sektorit“,-shprehet Agollli.

Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë të mbajtur më 15 qershor, ku edhe u miratua projektligji u ngritën nga përfaqësues të organizatave një sërë shqetësimesh të cilat edhe në përfundim të mbledhjes nuk u adresuan nga Komisioni.


Sipas organizatave, detyrimi për regjistrim në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe ligjin, gjobat e vendosura në mënyrë jo proporcionale, si dhe mos pasja e një plani buxhetor për të gjithë procesin e regjistrit elektronik ishin disa nga çështjet që nuk morën zgjidhje në bisedime.

Sipas hartuesve nga Ministria e Drejtësisë, projektligji minimizon rrezikun e pastrimit të parave pas vlerësimit negativ të “MoneyVal” për Shqipërinë në luftën ndaj pastrimit të parave kryesisht ndaj aktivitetieve kriminale sikruse droga dhe korrupsioni.

MONEYVAL është strukturë e Këshillit të Evropës që ka si qëllim të sigurojë që shtetet e tij anëtare të kenë sisteme efektive për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe të jenë në përputhje me standardet përkatëse ndërkombëtare në këtë çështje

Por përfaqësues të organizatave jofitimprurëse e shohin vlerësimin negativ të “Moneyval” jo kundrejt organizatave, por për luftën kundër terrorizmit.

“Ne si sektor po punojmë edhe vetë për këtë gjë, për të rritur transparencën e sektorit. Në gjithë këtë situatë MoneyVal në rekomandimet që ka dhënë për të gjithë aktorët në Shqipëri, për shoqërinë civile është shprehur që është kalueshëm me gjërat. Pasi ne raportojmë, ne jemi të regjistruar, ne jemi të monitoruar”,-përfundon Agolli.

Pas miratimit në Kuvend, organizatat i bëjnë thirrje Presidentit të kthejë ligjin për rishqyrtim në parlament.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *