Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Bashkia Tiranë “jeton” nga taksa e ndërtimit, 44% e buxhetit vjen nga ndikimi në infrastrukturë

Për vitin 2020, 44 % e të ardhurave të Bashkisë Tiranë u siguruan vetëm nga lejet e dhëna për pallate, duke arritur një nivel rekord varësie nga kjo taksë.

Sipas të dhënave të publikuara në Raportin e Financave Publike Vendore 2020, publikim i Co Plan, në total në vitin e pandemisë, bashkia mblodhi nga dhënia e lejeve të ndërtimit 6.4 miliardë lekë, ose rreth 51 milionë euro.

“Të varësh gati gjysmën e buxhetit nga taksa e infrastrukturës, do të thotë që modeli ekonomik i strukturës është shumë i pasigurtë”, shprehet për Citizens Channel eksperti Pano Soko.

Të ardhurat e Bashkisë nga taksa e ndërtimit; Grafika: Monitor.al

Në vitin 2015, kjo taksë sillte vetëm 11.6% të të ardhurave të veta të bashkisë dhe 6.4% të totalit.

Po nëse ndërtimet marrin fund?

Pavarësisht pasojave ekonomike që solli pandemia Bashkia Tiranë ka arritur të ruajë të njëjtin nivel të ardhurash nga taksat e tarifat në 2020-n.

“Të ardhurat nga taksat e ndërtimit në këtë masë tregojnë për një qytet që tashmë është i pabanueshëm nga ana infrastrukturore. Kjo është një dramë që shumë e ndjejnë, shumë kanë bërë paqe, shumë kanë zgjedhur ta braktisin”, thotë Rezart Prifti, profesor në Universitetin e Ekonomisë, Tiranë.

Lidhja midis parave të pista dhe lulëzimit të kullave ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave dhe organizatave ndërkombëtare.Një artikull nga revista prestigjoze The Economist, dhe një raport i iniciativës Globale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, konstatohet dyfishimi i çmimit të pronave në Tiranë në raport me 2017 si edhe pastrimin e miliarda eurove të parave të pista.

Pano Soko

“Këtu as ekonomia nuk po rritet, as popullsia nuk po rritet. Do të thotë që paratë vijnë nga burime të tjera, jo të zakonshme”, vijon Pano Soko.

Sako shton se bashkitë duhet ta bazojnë modelin ekonomik tek ekonomia e qytetit, tek bizneset, tek familjet, pra në struktura ekonomike permanente.

“Një bashki që var mbijetesën e saj nga ndërtimet, është si një familje që e bazon mbijetesën e saj nga shitja e orendive të shtëpisë” përfundon ai.

Rezart Prifti

Sipas Rezart Priftit burimi i financimit te këtyre ndërtimeve është në kundërshtim total me çdo princip ekonomik, dhe aq me rende ligjor.

“Edhe pse kjo nuk është përgjegjësi e bashkisë për të hyr në aspekte të verifikimit të lidhshmërisë financiare, një shtet funksionon sepse institucionet janë një orkestër” përmbledh Prifti për Citizens Channel.

Në Shqipëri ndërtohet dyfish më shume se në Bashkimin Evropian 

Sektori i ndërtimit zë dyfish të peshës ekonomike në raport me mesataren e Rajonit dhe BE. Ndërtimi zuri 9,9 % të Vlerës së Shtuar së ekonomisë së Shqipërisë më 2019. Në BE ky sektor zuri vetëm 5.5%. Në Rajon niveli më i lartë i raportuar është në Kosovë me10.6% të Vlerës së Shtuar dhe niveli më i ulët Bosnjë, ku ndërtimi kontribuoi me 5%.

Grafika: Revista Monitor

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *