Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti Botëror i Shprehjes: Shqipëria shënon përkeqësim në lirinë e medias

Article 19 ka publikuar “Raportin Botëror të Shprehjes 2021”, një raport vjetor që ofron të dhëna rreth lirisë së medias dhe shprehjes në të gjithë botën.

Shqipëria ka pësuar përkeqësim të lirisë së medias, duke zbritur me dy pikë krahas viteve 2019/2020 dhe u kategorizua si vend që ka “liri shprehjeje më pak të kufizuar”.

Matrica Globale e Shprehjes

Matrica Globale e Shprehjes (GxR) e vlerëson Shqipërinë me 61 pikë, nga 100 në total dhe e rendit në vendit e 74 nga 162 shtete në botë. Raporti i Article 19, i publikuar për vitin 2019/2020, e rendiste Shqipërinë me 63 pikë, sërish në kategorinë e shteteve me “liri shprehjeje më pak të kufizuar”.

Nga Ballkani perëndimor, Serbia rezulton të ketë situatën më problematike sa i përket lirisë së medias, duke u pasur nga Shqipëria.

Rankimi i lirisë së shprehjes në Ballkanin perëndimor

Ky raport thekson se për një periudhë dhjetë vjeçare (2010-2020), Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shprehjes, me 20% rënie në renditje.

Po ashtu, raporti thekson se Shqipëria ka kaluar ligje gjatë pandemisë që ishin të pakufizuara në kohë.

Në tërësi, qeveritë e ndryshme të botës, thekson Article 19, e kanë përdorur pandeminë si një justifikim për të shtypur mendimin kritik, për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pa kufij kohorë si dhe për të vendosur masa kufizuese të paarsyeshme ndaj medias.

Dhe duke paraqitur një zgjedhje të rreme midis të drejtave të njeriut dhe shëndetit publik, qeveritë kanë përdorur një taktikë dinake për të shuar diskutimet publike dhe kritikën ndaj vendimeve të tyre”, – shkruan Article 19.

Policia në Shqipëri: Në vend të arrestimit të të dyshuarit për trafik droge, sulmon gazetarët

Këtë të martë, me 27 korrik, pamje të policisë teksa dështonin për të arrestuar një të dyshuar për trafik droge në kryeqytet u bënë virale.

Skena ishte kështu: Policia dhe tre persona civilë kishin rrethuar një makinë me xhama të zi dhe rishtazi i kërkonin drejtuesit të makinës të hapte derën. Drejtuesi i mjetit jo vetëm që nuk e hapi derën, por me një veprim të rrezikshëm u largua nga vendngjarja, duke rrezikuar dhe një prej policëve civilë që ishte pjesë e aksionit.

Rastësisht në vendngjarje ishin dhe dy gazetarë, të cilët filmuan rastin. Gazetari Ergys Gjençaj nxori telefonin dhe filmoi skenën, por policia iu kundërpërgjigj duke e shtrirë atë përtokë për disa minuta dhe i mori telefonin.

Në vendngjarje shihet edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila proteston kundër sjelljes së policisë ndaj gazetarit por policia i kundërpërgjigjet duke e shtyrë me forcë.

Fill pas qarkullimit të videos në media dhe rrjete sociale, reagoi dhe Prokuroria e Tiranës, ku përmes një deklarate pohoi se bashkë me Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) po kryejnë verifikime të thelluara në lidhje me incidentin.

Këshilli Shqiptar i Medias dënoi dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve si dhe kërkoi që Policia e Shtetit të dënojë aktin, të kërkojnë falje dhe të zotohen se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten.

Raportimi nga vendngjarja është detyra dhe misioni i gazetarëve, shkruhet në reagimin zyrtar të tyre.

Shqetësimi bëhet edhe më i madh, kur shihet se ky incident nuk mund të konsiderohet i veçuar por është tashmë një frymë e Policisë së Shtetit, që në pamundësi që t’i përgjigjen krimit, e orientojnë dhunën drejt gazetarëve që raportojnë”.

Në të njëjtën linjë ishte dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Ata e quajtën dhunën policore ndaj gazetarëve si “një akt të përsëritur dhe arrogant nga Policia e Shtetit” dhe kërkuan vënien para përgjegjësisë së punonjësve me uniformë policie.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *