Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti “Gratë dhe burrat në Shqipëri” nxjerr në pah pabarazinë gjinore në punë, edukim dhe pjesëmarrje

Raporti Gratë dhe Burrat 2021”, përgatitur nga INSTAT në bashkëpunim me UN Women dhe Women Count, publikoi të dhënat vjetore për vitin 2020 në fusha të ndryshme të jetës të ndara sipas gjinisë.

Të dhënat e mbledhura tregojnë se ndërmjet qytetarëve të Shqipërisë pabarazia gjinore është ende një realitet i prekshëm dhe manifestohet në fusha të ndryshme të jetës që lidhen më punësimin, edukimin, marrëdhëniet ndërpersonale, përfaqësimin në vendimmarrje dhe në aspekte të tjera të jetës.

Dhuna në marrëdhënie familjare

Anketa “Dhuna ndaj Grave dhe Vajzave” që përfshin të gjitha gratë e grupmoshës 18-74 vjeç tregon se 1 në dy gra, ose 52.9% e të anketuarave kanë përjetuar të paktën një herë dhunë gjatë jetës së tyre, dhe 36,6 % prej tyre pohojnë se aktualisht janë duke përjetuar dhunë.

Shifrat e larta të dhunës nuk shkojnë paralel me denoncimet në Policinë e Shtetit. INSTAT informon se në vitin 2020, 3,333 gra kanë denoncuar dhunën në familje. Denoncimet ndaj dhunës qëndrojnë pothuajse në të njëjtat nivele me vitin 2019, ku 3,372 gra e kanë denocuar atë.

Normat kulturore ndikojnë në mosraportimin e dhunës, duke e kthyer në një fenomen të normalizuar në shoqërinë tonë.

Sipas së njëjtës anketë, 46.5% e pjesëtarëve të komunitetit ku gratë e dhunuara jetojnë, besojnë se dhuna duhet toleruar për të mbajtur familjen të bashkuar. Bërja publike e dhunës konsiderohet si diçka e turpshme, ndërsa pjesërisht gratë fajësohen për dhunën e përjetuar.

Gjatë këtij viti, janë vrarë nga bashkëshortët/partnerët apo të afërm të familjes 13 vajza dhe gra shqiptare. Pjesa dërrmuese e agresorëve, sipas raportimeve të mediave kanë qenë shtetas shqiptarë, duke përjashtuar vrasjen e Joana Peca në Amerikë, vrasje për të cilin dyshohet ish-partneri i saj me kombësi jo shqiptare.

Si pasojë e dhunës nga familjarët/partnerët, Lumturie Bici, Klarita Ismalaja, Diana Vuka, Zhaneta Metani, Kristina Bardhi, Liljana Buzo, Dorina Alla, Fellenza Shirja, Irvana Hyka, Luljeta Heshta, Sanije Bandulla, Anisa Shehu dhe Joana Peca kanë gjetur vdekjen.

INSTAT

Aborti selektiv

Të dhënat e publikuara për një përiudhe gjashtë vjeçare në INSTAT tregojnë një hendek të madh sa i përket lindjes së djemve dhe vajzave në Shqipëri.

Numri i lindjeve të vitit 2020 është 28.075 lindje. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem. Ky raport është më i lartë se raporti natyral, i cili është 105”, – shkruhet në raportin e publikuar.

Saktësisht, prej vitit 2016-2020, në Shqipëri kanë lindur 5854 djem më shumë sesa vajza në Shqipëri, duke pasur thuajse diference prej 1000 lindjesh në vit më shumë të seksit mashkull.

INSTAT

Viti 2020 ka shënuar një rënie sa i përket lindjes së fëmijëve në adoleshencë.

Në vitin 2020, ka 13,3 lindje për çdo 1.000 vajza të grupmoshës 15-19 vjeç, nga 14,2 lindje që ishin në 2019”, – thuhet në “Raporti i Burrave dhe i Grave” nga INSTAT.

Martesat deri në moshën 19-vjeç, shkruhet më tej në raport, janë të pranishme në masën 13% të vajzat dhe 1% tek djemtë. Martesat nën moshën 19-vjeç mund të bëhen përmes një urdhri të veçantë të Gjykatës. Sipas nenit 7 të Kodit të Familjes, një person i mitur mund të lidhë martesë në rast se shkaqet cilësohen “me rëndësi”.

INSTAT

Djemtë shkollohen më shumë deri në arsimin e mesëm, përmbysën shifrat në arsimin e lartë

99.9% e djemve e ndjekin arsimin e detyruar, një shifër që është me e ulët tek vajzat, ku 94.2% e ndjekin atë, informon INSTAT.

Diferencat në shkollimin e djemve dhe të vajzave janë të pranishme dhe gjatë edukimit në nivelin e mesëm të studimeve. 96.8% e djemve e ndjekin gjimnazin, krahas 90.1% e vajzave. Këto shifra përmbysen gjatë ndjekjes së studimeve të larta.

INSTAT

Diferenca në shkollim vërehen dhe tek fëmijët me aftësi të kufizuar.

Për vitin akademik 2020-21, përqindja e vajzave ndaj nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm është më e ulët se ajo e djemve, 31,4 % dhe 49,7 %”, – informon raporti.

INSTAT

Punësimi

Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 77,1 % për burrat dhe 61,2 % për gratë e kësaj grupmoshe.

INSTAT liston shkaqet që shkaktojnë papunësi te gratë, ku ndër to janë: të qenit nxënëse, studente ose në trajnim, përvojë pune pa pagesë (20.9%) ose përmbushja e detyrimeve shtëpiake (18.8%).

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *