Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Zëra nga trashëgimia” – Podkast nga Citizens Channel

Në serinë e dytë të podkastit “Zëra” nga Citizens Channel diskutojmë me ekspertë, aktivistë dhe banorë të vjetër të Tiranës mbi betonizimin e trashëgimisë kulturore në kryeqytet.

Dëgjo podcastin e plotë:

 


Fotografi Aurel Duka i cili jeton në SHBA, na tregon arsyet që e shtynë të shpenzojë ditët e pushimit në Tiranë duke dokumentuar me dron numrin real të kantiereve të ndërtimit në Tiranë.

Duka ka realizuar dy video, për unazën e vogël të qytetit, ku numëroi mbi 90 kantiere ndërtimi.

Në një tjetër video ai ka numëruar kantieret jashtë qendrës së qytetit, duke arritur të dokumentojë në total 414 pallate që po ndërtohen njëkohësisht.

Cili është roli i institucioneve në zhdukjen e monumenteve të kulturës? 

Doriana Musai – Foto Citizens Channel

Në një bisedë me arkitekten Doriana Musai, analizohet rruga institucionale që ka lehtësuar zhdukjen e godinave Monument Kulture. Hap pas hapi, Musai shpjegon zinxhirin e vendimeve që fillimisht i jep status një godine, për t’ja hequr më tej përmes vendimeve të dyshimta e jo transparente.

“Portat e Hapura” – një nismë e familjes Begeja për ruajtjen e trashëgimisë

Pavarësisht se vetëm vitet e fundit Tirana ka humbur 20 vila monument kulture, hapësira e të cilave është zëvendësuar me kulla shumëkatëshe, ka ende banorë të lidhur fort me banesën dhe komunitetin. Xhimi Begeja dhe djali i tij Mateo po punojnë për implementimin e projektit “Porta të Hapura, i cili synon t’i kthejë origjinalitetin zonës së Selvisë duke e lidhur atë me Pazarin e Ri.

Mateo Begeja u shpall fitues me projektin “Portat e Hapura” në konkursin “ Tirana Youth Competition” duke mundësuar një plan konkret për rijetëzimin e zonës ku është rritur.

“Njerëzit duke e parë të vjetrën janë mësuar që syri i tyre ta perceptojë si rrënojë, automatikisht humb vlera, humb interesi dhe ajo më pas shkatërrohet”,- shton Mateo Begeja.

Citizens Urban Stories – Eksplorim në vilat e harruara të Tiranës

Entenela Ndrevataj – Foto Citizens Channel

Në mbyllje të podkastit Entenela Ndrevataj, pjesë e grupit vëzhgues të Citizens Urban Stories na rrëfen përjetimet e saj të trokitjeve derë më derë në 60 vila monument kulture në Tiranë.

Ndrevataj  ndalet tek një shtëpi që sot nuk është më. Vila dy katesh, e mbuluar tërësisht nga bimë zvarritëse, që merrte të gjithë kujdesin e dy motrave që ndanin pasionin e madh për rritjen e bimëve, sot është zëvendësuar nga një pallat gjigand.

Pronaret më thanë që e kanë të pamundur ta mirëmbajnë vilës, se ajo është shumë e degraduar dhe se atë verë do të largoheshin dhe do merrnin si suvernir nga vila disa nga bimët më të pëlqyera të tyre”.

Lexo edhe:

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *