Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Bashkia e Tiranës në tre vitet e fundit, 42 milionë lekë gjoba për shitësit ambulantë

Bashkia e Tiranës përgjatë tre vjeçarit të fundit (2018 – 2021) ka vendosur 4342 gjoba për shitësit ambulantë, me vlerë 42 233 000 (dyzetë e dy milionë e dyqind e tridhjetë mijë lekë).

Nga më shumë se 41 mijë masa administrative të lëshuara ndaj këtyre tregtarëve, në buxhetin e bashkisë janë arkëtuar në total 7,880,000 lekë (shtatë milion e tetëqind e tetëdhjetë mijë lekë).

Përgjigje nga Bashkia Tiranë

Më 14 gusht 2015, një nga vendimet e para që mori kryetari i Bashkisë Veliaj ishte miratimi i një plani të detajuar për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

“Do të propozojmë që në të gjitha njësitë administrative, për luleshitësit, tregtarët e fruta-perimeve, librashitësit, një dizajn të ri të pikës së tyre të shitjes, diçka estetike, që të mos e pengojë rrugën, por edhe të kesh kënaqësi të bësh biznes”, – deklaroi Erion Veliaj në qershor të 2017-tës.

Video e të moshuarës që u dhunua nga forcat policore bashkiake teksa shiste fruta-perimet e bahçes përpara dy muajve, bëri xhiron e rrjeteve sociale. Edhe pse një skenë e përsëritur, opinion publik reagoi ndjeshëm ndaj ngjarjes, ku u ndërmorën dhe iniciativa vullnetare për të ndihmuar të moshuarën e përfshirë në incident.

Joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht”,- e cilësoi presidenti Meta sjellen e forcave policore mbi ngjarjen.

Dhuna policore, tejkalim kompetencash

“Ti mund të marrësh një sanksion administrativ, por kjo nuk e legjitimon bashkinë që të ushtrojë dhunë kundrejt teje”,- u shpreh avokatja Dorina Asllanaj për Citizens Channel.

Dorina Asllanaj, avokate

Avokatja Asllanaj shpjegon se në situata të caktuara, ku mund të kemi të bëjmë me reagime të ndryshme qytetare janë pikërisht forcat policore ata që duhet të menaxhojnë situatën siç duhet, pasi trajnohen për raste të tilla.

“Kur vinë policët, i marrim kovat në dorë, ca të kemi dhe largohemi se kemi frikë”,- tregon për Citizens Channel një qytetare e cila shet fiq në hyrje të Qytet Studentit.

Shitëse ambulante

Lehtësim procedurash dhe zgjidhje alternative për shitësit ambulantë

Avokatja Asllanaj pohon se bashkia është në të drejtën e saj për vendosjen e sanksioneve, por në të njëjtën kohë duhet të lehtësojë procedurat për dhënien e lejeve për tregtarët si dhe krijimin e tregjeve me ditë të posaçme.

“Një qytetar pensionist 70 vjeç, që jeton në fshatrat e Tiranës, të aplikojë për leje nëpërmjet e-Albania, të bëjë pagesat përkatëse, të bëjë regjistrimin… do të ishte një procedurë shumë e komplikuar për të”,- shton Asllanaj.

“Ne ashtu duam, që të kemi një treg tamam, që të shesim”,- konfirmon shitësja e fiqve në hyrje të Qytet Studentit.

Dorina Asllanaj përmend shkelje të tjera ligjore të hapësirës publike si kioskat në trotuaret e Tiranës, të cilat pengojnë kalimin e këmbësorëve.

“Bashkia ka punë të tjera për të zgjidhur përpara, me kaq shumë intensitet dhe vëmendje sesa te numri kaq i madh i gjobave që vendos kundrejt këtyre qytetarëve”,- përfundon ajo.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *