Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Moti ekstrem është “vetëm një sekuencë e asaj që do të ndodhë”, paralajmërojnë shkencëtarët e klimës

Moti ekstrem në të gjithë SHBA-në, nga zjarri shkatërrues “Caldor” që shkrumboi bregun perëndimor deri te përmbytjet vdekjeprurëse dhe tornadot që goditën bregun lindor, mund të zbehen në krahasim me ngjarjet e motit në të ardhmen, paralajmëroi shkencëtari i klimës Andrew Dessler.

Ky është ndryshimi i klimës dhe është vetëm një vrojtim i vogël i asaj që do të ndodhë nëse nuk fillojmë, duke ndaluar emetimin e gazrave serrë në atmosferë“, tha Dessler, profesor i shkencave atmosferike në Universitetin A&M të Teksasit. “Ne me të vërtetë duhet ta bëjmë këtë, ose do t’i kujtojmë me mall ditët si këto”.

2020, në fakt, pa përqendrimin më të lartë të gazrave serë në atmosferën e tokës të regjistruar ndonjëherë. Një raport i kohëve të fundit nga Kombet e Bashkuara paralajmëroi se kriza klimatike është e garantuar se do të përkeqësohet.

Një tornado e rrallë që goditi Mullica Hill-in në New Jersey, la një gjurmë shkatërrimi mbrëmjen e së mërkurës, pasi mbetjet e uraganit Ida përplasën të gjithë zonën. Mullica Hill ndodhet brenda Harrison Township dhe kryetari i saj, Louis Manzo, tha për se ngjarjet e rralla të motit si kjo ilustrojnë nevojën për të rivlerësuar se si pronat në zonë janë të zonuara dhe infrastruktura është ndërtuar.

Për të qenë krejtësisht i sinqertë, nuk mund të mohohet, ne kemi të bëjmë me ngjarje më domethënëse të motit kohët e fundit, kjo është e vërteta“, tha Mazno.

Dessler shtoi se është koha të shikohen qytetet bregdetare, si Nju Jorku për të kuptuar se sa kohë do të jetë e mundur që njerëzit të jetojnë vërtet atje.

Ne shikojmë qytetet në bregdet si Miami, Houston dhe tani, New York, dhe mendon, a munden ata njerëz të jetojnë në ato vende për një shekull?”, tha Dessler gjatë një interviste të enjten në mbrëmje.

“Nëse jo, në cilën pikë do të na duhet t’i zhvendosim ata njerëz? Unë mendoj se është me të vërtetë një pyetje e hapur, por është ajo me të cilën do të duhet të merremi më shpejt sesa mendohet”.

Përkthyer nga CNBC

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *