Projekti “Media Literacy – Fake vs Facts” ka për qëllim të trajnojë të rinjtë dhe të rejat e qytetit të Kuçovës rreth koncepteve bazë të edukimit mediatik, çështjet gjinore në media dhe teknikat për realizimin e videove mojo ( mobile journalism).

“Media Literacy – Fake vs Facts” është një iniciativë e Citizens Channel e mbështetur nga Bashkimi Europian si pjesë e projektit “Resilience” (Përpjekje e shoqërisë civile për të konsoliduar lirinë e medias dhe për të luftuar dezinformimin dhepropagandën e urrejtjes në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi), zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias.

Projekti ka këto objektivave primare:

  • Edukimi i 20-25 të rinjve nga komuniteti lokal i Kuçovës rreth koncepteve bazë të edukimit mediatik, gjuhës së urrejtjes dhe asaj diskriminuese.
  • Ndërgjegjësimi dhe orientimi drejt praktikave më të mira ekzistuese se si duhet raportuar ndaj çështjeve që lidhen me të drejtat e njeriut dhe rritja e vetëdijësimit rreth informacionit të sponsorizuar, dezinformimit  dhe propagandës gjatë raportimit mediatik.
  • Njohja e të rinjve me konceptin e dhunës me bazë gjinore dhe ndikimi që ka raportimi mediatik në përhapjen apo edhe nxitjen dhe legjitimimin e saj.
  • Ngritja e kapaciteteve krijuese të të rinjve në përdorimin e mjeteve të reja teknologjike, përmes videove, fushatave ndërgjegjësuese, në adresimin e problematikave të konstatuara në fushën e medias dhe raportimit mediatik.

“Media Literacy – Fake vs Facts” synon t’i shërbejë këtyre grupeve kryesore:

  • Grupi i parë i synuar në këtë projekt janë të rinjtë dhe të rejat e qytetit të Kuçovës. Të rinjtë, duke qenë frekuentues të rrjeteve sociale dhe mediave online, janë më të prirur të ekspozohen ndaj lajmeve “bombastike” që në mjaft raste kanë gjuhë urrejtjeje dhe forcim të stereotipeve ndaj komuniteteve të margjinalizuara apo ndaj vajzave e grave.
  • Si përfitues të dytë në këtë projekt janë qytetarët e Kuçovës, duke përfshirë këtu prindërit apo të afërmit. Të rinjtë mund të jenë një urë e mirë komunikimi ku ata bëhen përcjellës të disa koncepteve bazë të lajmit etik dhe profesional.Prindërit dhe të afërmit janë të orientuar drejt medias tradicionale dhe një cikël trajnimesh të tilla do të shërbejë për t’i informuar ata më shumë rreth propagandës dhe lajmeve të pabalancuara.
  • Përfitues indirekt i projektit është edhe vetë Qendra Rinore “New Age” në Kuçovë. Kjo qendër rinore mbledh dhe organizon të rinjtë në mjaft aktivitete dhe në këtë rast do të lehtësojë procesin e komunikimit dhe organizimit të të rinjve për ciklin e trajnimeve.

 Plani i aktiviteteve:

Në kuadër të këtij projekti është parashikuar zbatimi i një sërë aktivitetesh që përfshijnë:

I gjithë projekti konsiston në gjashtë  trajnime në total, ku do të zhvillohen tre kategori tematikash : edukimi mediatik, çështjet gjinore në media, teknikat për realizimin e videove MoJo (mobile journalism).

Aktiviteti 1: Menaxhimi dhe koordinimi i  projektit

Gjatë kësaj faze do të realizohen takime me përfaqësues të qendrës rinore “New Age”, Kuçovë me qëllim prezantimin e projektit dhe matjen e njohurive fillestare.

Aktiviteti 2: Komunikim në lidhje me projektin

Në këtë fazë të projektit do të mundësojmë komunikimin e tij përmes rrjeteve sociale apo hapësirave online, përfshirë edhe vetë median tonë, Citizens Channel.

Aktiviteti 3: Dizenjimi dhe implementimi i ciklit të trajnimeve për edukimin mediatik të të rinjve në zonat rurale

  •    Edukimi mediatik

Të rinjtë e qendrës rinore “New Age”, që do të mundësojnë përfitimin e informacioneve lidhur me etikën në media, propagandën dhe lajmet e pavërteta. . Sigurimi i ambientit në të cilat do të zhvillohet aktiviteti do të realizohet nga partnerët.

  •    Çështjet gjinore në media

Të rinjtë do të kenë mundësi të njohin etikën në media dhe deri kur prevalon liria e shprehjes. Ata do të ndërgjegjësohen për ndikimin e medias në formimin e stereotipave brenda dhe jashtë familjes. Po ashtu, njohja dhe dallimi i formave të dhunës me bazë gjinore.

  • Teknika të reja për realizimin e videove përmes përdorimit të telefonit, MOJO ( Mobile Journalism)

Të rinjtë që do të marrin pjesë në këtë trajnim do të mund të njihen me teknikat më të reja dhe praktike të realizimit të videove, ku do të aftësohen në përdorimin e aplikacioneve të ndryshme të editimit dhe të produksionit të një materiali filmik

Aktiviteti 4: Fushatë ndërgjegjësuese për qasjen ndaj informacionit në media

Nga informacionet dhe njohuritë e marra përmes trajnimeve, të rinjtë do të kenë mundësinë të shprehin perceptimet e tyre në lidhje me edukimin mediatik, çështjet gjinore në media, gjuha diskriminuese etj., përmes produkteve multimediale: video, postera, infografikë.

5 produkte multimediale të parashikuara

  Aktiviteti 5: Studimi i gjendjes fillestare dhe ndryshimi i sjelljes mbi edukimin mediatik

*Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian

 

 

 

 

 

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu