Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Durrës: Një bisedë mbi trashëgiminë historike të qytetit

Aktivistë, profesionistë, gazetarë dhe qytetarë të Durrësit organizuan të shtunën një takim të hapur për të diskutuar mbi trashëgiminë kulturore të qytetit.

Në aktivitetin e organizuar nga blogu Amfora, u ngritën diskutime mbi ruajtjen dhe njohjen e monumenteve, rëndësinë e memories historike e kulturore por edhe u dhanë sugjerime sesi mund të përmirësohet situata aktuale mbi bazën e nismave vullnetare.

Gezim Kabashi
Foto: Klaudio Hyseni

“Të gjithë e dimë se ka 40 milionë euro që i jepen Durrësit vetëm për hapësirën e qendrës historike të qytetit. Duhet të ketë organizime si ky i sotmi që të bëjnë presion për të njohur se kush janë projektet e ardhshme mbi këto fonde”, tha gazetari Gëzim Kabashi.

Ai sugjeroi gjithashtu që Muzeut Arkeologjik të Durrësit ti jepet emri i Vasil Toçit, pilaster kryesor i arkeologjisë.

“Nëpër shkolla ka pasur më përpara një lëndë të quajtur “Të njohim vendlindjen”, kjo duhet të vazhdojë. Në amfiteatër sot shkojnë shumë pak fëmijë dhe të rinj, ose shkojnë vetëm kur ka aktivitete të organizuara në rang bashkie”, shtoi Kabashi.

Artan Kacani, Arkitekt Foto: Klaudio Hyseni

Edhe pse gjurmët po ndryshojnë në vazhdimësi, arkitekti Artan Kacani po punon mbi mbledhjen e hartave të qytetit ndër vite. Ai tregon se harta e parë e Durrësit daton në 1928.

 “Në hartën e 1953 mund të shihni sesi rrugicat e vogla me shkallare lidhnin pjesën e bregdetit me pjesën e vjetër të qytetit. Këto rrugica sot janë me plehra, kur vinë turistët më vjen turp ti tregojë”, sqaron Kacani.

Në takim u diskutua edhe për gjendjen e mozaikëve të cilët janë të shumtë në qytet por të panjohur për publikun.

“Mozaiku më i dashur për mua është ai i Orfeut. Është një mozaik që është poshtë një vile, që shumë thjesht mund të hiqet dhe mund të ekspozohet por nuk ka studime për këtë mozaik” u shpreh  Ivo Moja , restaurator në Muzeu Arkeologjik në Durrës.

Përveç problematikave u promovuan dhe iniciativa si ajo e lektores Dorina Xheraj e cila ka themeluar një hapësirë kulturore në qytet të quajtur Muzeh Lab.

Dorina Xheraj
Foto: Klaudio Hyseni

“Është një hapësirë ku i japim rëndësi eksperiencave që gjithësecili ka me objekte të ndryshme, me nostalgjinë, me memorien”, theksoi ajo

Xheraj shprehu keqardhje për indiferentizmi social ndaj gërmimeve të fundit në qytet.

“Fakti që po bëhet një studim arkeologjik duhet të zgjojë vëmendjen e të gjithëve ne për të qenë dëshmitarë gjatë këtij procesi”, tha Xheraj.

Ajo përfundoi me sugjerimin se trashëgimia duhet të trajtohet në vazhdimësi, si një nga pikat më të brishta dhe jo vetëm në ditë të veçanta.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *