Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Komuniteti i Laknasit në mbrojtje të pyllit “Plepat e Brukës”

Mëngjesin e së mërkurës, banorët e fshatit Laknas në Kamëz u zgjuan nga zhurma e makinerive që po kalonin në rrugën përbri shtëpive të tyre.

Punonjës dhe paijse të rënda të kompanisë “Bio-Product” tentuan të hynin në pyllin “Plepat e Brukës” për të nisur punimet për ndërtimin e një biznesi agroturizëm, i cili përfshin edhe një thertore në brendësi të tij.

Dhjetëra banorë ndaluan punëtorët duke qëndruar në rrugë përgjatë gjithë ditës.

Dëshira Tatoshi, një nga banoret protestuese u shpreh për Citizens Channel se tanimë zgjimi nga zhurmat e makinerive është kthyer në një rutinë.

“Si gjithmonë, në orën shtatë të mëngjesit, që vinë gjithmonë, është e disata herë kjo që vijnë, bëjnë presion, rrinë deri në orën pesë të pasdites, ikin”,-rrëfen Dëshira.

Sipas saj kompania “Bio-Products” nuk ka një leje për zhvillimin e aktivitetit të saj ndërtues në këtë hapësirë të gjelbër.

Dëshira Tatoshi, banore e Laknasit

Asnjë lloj vendimi, asnjë lloj letre, thjesht dhunë. Sjellin vinça, sjellin makina me tela, me gjemba, punëtorë, asnjë lloj letre. Ja ku janë le t’ju nxjerrin një letër a një vendim gjykate, a letër mjedisi, a letër që përmban vkm, çdo gjë, duhet ti nxjerrin se është me ligj, ato as edhe një lloj leje, as leje ndërtimi asgjë. Nuk e di sesi e marrin këtë iniciativë, me në krye policinë e shtetit, që vinë dhe na dhunojnë këtu në shpinë tonë“,-argumenton më tej Dëshira.

Kryeplaku i fshatit, Dashamir Gjokmeli tregon se e gjithë procedura nga kompania dhe bashkia për lejimin e ndërtimit në tokën poshtë shtëpive të tyre është kryer pa konsultim me banorët e këtij fshati.

Jena në proces gjyqësor dhe kur e kanë marrë këtë, e kanë bo në mënyrë të fshehtë gjithmonë, nuk e kanë bërë me pëlqimin e banorëve. S’ka asnjë lloj konsultimi. Mbi të gjitha te unë, se jam kryeplaku. Këto vijnë, provokime…”,-rrëfen në tension Dashamiri.

Dashamir Gjokmeli, kryeplak i fshatit

Nëse thertorja ndërtohet ai shesh si zgjidhje vetëm largimin nga fshati.

“Të bësh thertore ne basen të lumit kjo është katastrofë, unë s’arrij ta kuptoj. Unë i kam të gjithë punët e mia në terezi, këta të bëjnë me shit shpinë e tokën e krejt, me ik prej këtij vendi,”-shprehet kryeplaku Gjokmeli.

Afër mesditës pranë banorëve dhe punëtorëve të kompanisë që hidhnin dhe prisnin fjalë u paraqitën edhe avokatët e kompanisë “Bio-Products”. Ata e konsideruan një veprim të ligjshëm të gjithë procedurën, për aq kohë sa zotëronin të gjitha lejen e nevojshme.

Dua të deklarojmë që shoqëria “Bio Product” ka marrë një leje ndërtimi nga Bashkia e Kamzës dhe kjo leje ndërtimi është kundërshtuar nga banorët e zonës. Fillimisht Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, me datën 30.10.2019 ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të lejes dhe vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Administratives është ndryshuar dhe është rrëzuar kërkesa për pezullimin e lejes nga Gjykata e Apelit Administrative me vendimin e datës 11.12.2020″,-u shpreh avokati.

Avokat i firmës “Bio-Product”

Pra, aktualisht jemi para një vendimi të formës së prerë i cili ka rrëzuar përfundimisht kërkesën e tyre për masë sigurimi dhe momentalisht nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e lejes dhe fillimin e punimeve”,-përfundoi ai.

Sipas tij pas daljes së vendimit të Apelit, shoqëria ka aplikuar sërish për leje pranë Bashkisë Kamëz duke e marrë atë.

“Pyll apo zallishte” – historia e procesit gjyqësor

Banorët e Laknasit janë njohur me vendimin për të ndërtuar në “Plepat e Brukës” vetëm përmes tabelës së vendosur për nisjen e punimeve dy vite më herët.

Pa asnjë konsultim publik nga bashkia Kamëz dhe asnjë informacion edhe kur tentuan t’i drejtohen këtij institucioni me këtë kërkesë.

Leja e ndërtimit nga Bashkia Kamëz

Banorët iu drejtuan më vonë Gjykatës Administrative për të kërkuar pezullimin e punimeve. Gjykata pranoi kërkesën e banorëve duke pezulluar punimet. Por për shkak të ankimimit nga kompania në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit e konsideroi të gabuar vendimin e Gjykatës Administrative duke rrëzuar masë ne sigurisë.

Referuar lejes së dhënë nga Bashkia Kamëz toka në të cilën pritet të ndërtohet thertorja dhe agroturizmi konsiderohet si zallishte. Mirëpo banorët, të cilët janë kujdesur për 30 vite për “Plepat e Brukës”, duke i mbjellë vetë pemët në tokën publike, insistojnë se kjo tokë është një pyll.

Plani i vendosjes së strukturës

Për këtë arsye, në Gjykatën Administrative vijon ende çështja për përcaktimin e tokës, nëse është zall/zallishte apo pyll.

Në seancën e datës 20 shtator ekspertët e ngarkuar me punën në terren nga gjykata për të identifikuar drurët dhe numrin e tyre nuk e kishin kryer punën, duke u gjobitur kështu me një shifër prej 100 mijë lekësh.

Sipas banorëve ekspertët mjedisorë tanimë kanë shkuar në terren, dhe kanë numëruar 1810 pemë, gjë që i jep karakteristikat e një pylli. Në datë 20 tetor gjykata vendos bazuar në akt-ekspertizën e ekspertëve mjedisorë.

“Leja mjedisore ka përfunduar”

Dorina Asllani, avokate e banorëve u shpreh më herët për Citizens Channel se firma nuk ka më një leje pasi që ajo e mëparshmja ka përfunduar, bashkë me afatin e vlerësimit të ndikimit në mjedis.

“Leja e ndërtimit e cila në bazë të ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit ka një afat një vjeçar nëse nuk fillon ndërtimi. Në fakt ka kaluar ky afat. Për më tepër dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është një akt i domosdoshëm për realizimin e një projekti të tillë që lëshohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit e ka kaluar afatin e tij 2 vjeçar që prej shkurtit të vitit 2021”,-shpjegon Asllani.

Sipas përgjigjes së kërkesës drejtuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit “…në rast se ky objekt nuk është ndërtuar, afati i vlefshmërisë së vendimit ka përfunduar më datë 13.02.2021”.  

Vlerësimi i ndikimit në mjedis

Vlerësimi i ndikimit në mjedis

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *