Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Trualli tek Garda e Republikës do të shfrytëzohet për kulla dhe jo për qytetarët e Tiranës

Në zonën e ish Gardës së Republikës është vendosur një tabelë punimesh e cila paralajmëron ndërtimin e një pallati 14 katësh. Leja e ndërtimit është dhënë për shoqërinë “Ferro Beton & Construktion shpk”.

Tabela e punimeve e pallatit 14 katesh

“Ne nuk e dimë pse do bëhet një hotel në ish zonën e Gardës, kush do ta bëjë hotelin, pse është e detyrueshme apo e nevojshme, asnjë diskutim i tillë nuk është bërë, asnjë transparencë e tillë me opinionin publik të Tiranës”, tha për Citizens Channel Gjergj Bojaxhi.

Përmes një deklarate për mediat kryetari i bashkisë Erion Veliaj në tetor 2018 shprehej se territori që deri më sot ka shërbyer si Garda e Republikës, do t’i kthehet qytetarëve si pjesë e parkut për çlodhje dhe argëtim.

“Sot është një ditë akoma më e mirë sepse marrim edhe 2.5 hektarë  nga Garda e Republikës, për t’ia shtuar parkut të Tiranës”, shprehej Veliaj.

“Plani vendor si tërheqje nga premtimet”

Dy vite më vonë, me vendimin nr.15308, datë 12.05.2020 Bashkia Tiranë hartoi Planin e Detajuar Vendor, të kësaj zone me numër TR/169 ku situata paraqitet e ndryshme nga ajo që u premtua. Sipas relacionit të hartuar për zonën, në këtë territor parashikohet një sipërfaqe ndërtimi prej 102,979 m2 ndërtim, ndërsa hapësira publike e të gjithë zonës pritet të jetë 17,577 metra katrorë, hapësirë kjo më e vogël se 2.5 hektarët që Kryebashkiaku premtoi se do t’i riktheheshin parkut.

Relacioni propozon dhe një parkim publik nëntokësor dykatësh me një sipërfaqe prej 2500 m2, për të cilin ende nuk ka një iniciativë.

Ajo që ka nisur zbatimin është godina e hotelit, që do të ngrihet deri në 14 kate mbi tokë e tre nëntokë, duke tejkaluar kështu lartësinë prej 9 kate që parashikojnë rregullat e njësisë.

Në dokument parashikohet rritja e shfyrtëzimit të truallit në zonë, nga 22% që është aktualisht në 40%.

Parku i Liqenit i tamponuar në beton

Edhe pse zona e ish Gardës së Republikës nuk është e përfshirë në kufijtë e parkut të liqenit ambientalistët ngrenë alarmin se zhvillimi përreth parkut është antiekologjik.

Xhemal Mato

“Ndikimi i këtij sistemi betonazhi rrotull do ndikojë edhe në temperaturat e liqenit dhe mikroklima e liqenit do ndryshojë”, shpjegon Xhemal Mato për Citizens Channel.

Ai pohon se momentalisht temperatura e liqenit është katër gradë deri në gjashtë gradë më e ulët se zonat urbane, por me këtë ritëm ndërtimesh kjo temperaturë pritet të ndryshojë.

“Pretendohet për green, green, fjala “green” duket shumë më e madhe por në realitet fjala green po zvogëlohet gjithmonë e më shumë në tërë Tiranën”, vijon ambientalisti Mato.

Ndërkohë kufijtë e parku të liqenit janë të paqartë pasi përgjatë viteve kanë qenë në tkurrje të vazhdueshme. Në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë sipërfaqja e Parkut të Liqenit është 1 569 337 m2.

Sipas Aktivistit Gjergji Bojaxhi bashkia duhet të kishte një hartë në faqen zyrtare që tregon kufijtë e parkut, zonën e mbrojtur dhe historikun, si ka qenë parku në vitet 90, si ka qenë në vitet 95, në vitet 2000, e kështu me radhë, për të parë sesi në mënyrë graduale është zvogëluar.

Gjergj Bojaxhi

“Parku i liqenit sot është një zonë jo më shumë se 35 % e sipërfaqes së viteve 90”, pohon Bojaxhi.

Sipas tij fenomeni i tkurrjes së parkut është mëse i dukshëm nga syri i qytetarëve.

“Parku i liqenit po ndërtohet pa leje. Pushteti lokal dhe policia ndërtimore nuk merr masa por aty ku ka interesa më të mëdha hiqet një pjesë e parkut të liqenit nga zona e mbrojtur dhe kthehet në zonë ndërtimi”, përfundon Bojaxhiu.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *