Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Qeveria njofton shpronësimin e “Pallatit me Kuba” në qendër të Tiranës

Ministria e Infranstrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi më 29 shtator se pallati i arkitektit Maks Velo do të shpronësohet dhe do të kthehet në identitet.

“Bëhet fjalë për një godinë gjashtë katëshe, në udhëkryqin midis rrugës së Dibrës dhe rrugës së Barrikadave, e cila është një godinë e arkitektit Maks Velo”, u shpreh Balluku gjatë fjalës së saj për mediat.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave do të rehabilitohet fasada e asaj ndërtese, do të prishen shtesat e paligjshme dhe do tu jepet mundësia vizitorëve ta shijojnë godinën sic ka qenë në gjenezë.

“Është një vepër arkitekturore që ne e konisderojmë mjaft të rëndësishme dhe që duhet ruajtur” tha ministria Balluku.

Ndër shpronësimet e tjera të miratuara në mbledhjen e qeverisë ishin edhe në unazën lindore të Kavajës, në unazën e Korçës, shpronësimi i një sheshi në fshatin Bogë dhe një pjesë e aksit Tiranë-Elbasan si procedurë e vonuar.

Pallati gjashtë katësh u projektua në vitin 1972 nga arkitekti Maks Velo, ku për vite të tërë gjatë regjimit komunist dhe demokracisë kanë jetuar tre kolosët e kulturës shqiptare, dy shkrimatarët Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare dhe kompozitori Feim Ibrahimi.

Pallati nga jashtë është i veshur nga një murale, e realizuar nga artisti Franko Dine, ku paraqiten elementë si një glob, një mace dhe një skulpturë.

Citizens Channel ka raportuar më parë për një tjetër vepër të arkitektit Maks Velo, godina e ish-Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e njohur ndryshe si 7-katëshi, e cila është planifikuar të shembet sipas vendimit të miratuar nga Instituti i Ndërtimit.

Në muaji prill të këtij viti kryebashkiaku Veliaj njoftoi shembjen e saj, duke përdorur argumentin e raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndaj Bashkisë Tiranë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *