Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Durrës: Burokracitë lënë pa shtëpi e bonus qiraje banorët e dëmtuar nga tërmeti

“U bënë tre muaj, unë paguaj 25 mijë lekë në muaj qira shpie, do detyrohemi të kërkojmë borxh sepse pronari i shtëpisë kërkon lekët, nuk i intereson se s’ka akorduar fondin qeveria”, tha për Citizens Channel Artan Xhakolli, banor i lagjes 12 në Durrës.

Artani dhe dhjetëra banorë të një blloku prej tre pallatesh protestuan përpara Bashkisë së Durrësit më 6 tetor për ndërprerjen e rindërtimit të godinave të rrënuara nga tërmeti, por edhe për mungesën e  bonusit të qirasë përgjatë muajve korrik, gusht, shtator.

Vonesat në akordimin e fondeve nga Ministria e Financave për Bashkinë e Durrësit janë bërë shkak që shumë familje të mbeten pa marrë bonusin e qirasë.

“Unë imagjino e filloj muajin me 50 mijë lekë minus, dy qira, 25 mijë lekë qiraja dyanit, 25 shtëpia”, tregon Artan Xhakolli.

Në këtë bllok pallatesh 10 katëshe, të vendosura përballë tregut industrial, banojnë rreth 100 familje, të cilat janë të paqarta edhe për arsyet e ndërprerjes së procesit të rindëertimit.

Punimet sipas projektit ishin parashikuar të mbylleshin brenda 168 ditëve.

Njëri nga banorët, Tomorr Spahiu rrëfen për Citizens Channel se punimet për rindërtimin nisën në qershor dhe u ndërprenë në gusht, pasi u shfaqën problematika që nuk ishin parashikuar në hartimin e projektit të parë, projekt i Bashkisë Durrës.

“Blloku i pallateve është kalsifikuar i shkallës DS4, në momentin që zbatuesi filloi të kryente pinmet konstatoi që kishte probleme. Në këto kushte do ripunohet projekti dhe duhet të kaloj për oponencë në institutin e ndërimit”, shpjegon Spahiu.

Sipas banorëve punimet u ndërprenë për shkak se fondi i akorduar për riforcimin e godinës ishte i pamjaftueshëm.

“Vlera totale që kërkon ky bllok pallatesh është më e madhe se ajo që ka dhënë bashkia, pasi problematika doli më e madhe”, tha Artan Xhakolli.

Citizens Channel kontaktoi me Bashkinë Durrës, përfaqësues të së cilës pohuan se projekti po rishikohet dhe puna do të rifilloj së shpejti.

Në lidhje me bonusin e qirasë na u komunikua se është marrë vendimi nga qeveria, janë akordur dhe fondet, por nuk janë kaluar akoma nga dega e thesarit.

Aktualisht  numri i familjeve që trajtohen me bonus qiraje në të gjithë vendin është  13 287, ndërkohë që gjatë vitit 2020 u trajtuan 13 914 familje.

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të fundit, miratoi vendimin që në buxhetin e vitit 2021, shtoi fondin  prej 800 milion lekë në zërin “shpenzime korrente”, përkatësisht, në produktin për pagesat e subvencionimit të qirasë për familjet e mbetura të pastreha si pasojë e fatkeqësive natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *