Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Nis prishja e shtëpive te 5 maji; Banorët në pritje të bonusit të qirasë dhe kontratës së shpronësimit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi dje shembjen e godinave të para në lagjen 5 Maji. Nisur nga fatkeqësia natyrore e 26 Nëntorit 2019, kjo zone u përcaktua të jepet për rindërtim dhe t’i hapë rrugë projektit Tirana Riverside, i cili parashikon ndërtimin e 3500 apartamenteve.

Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranës një numër i konsiderueshëm i banorëve që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji”, janë dakordësuar dhe kanë plotësuar dokumentacionin për t’u pajisur me shtëpi dhe po vijohet me nënshkrimin e kontratave sipas asaj çfarë parashikon VKM-ja. Citizens Channel ishte sot në zonën e 5 Majit dhe konstatoi se situata nuk paraqitet siç pretendon bashkia.

Fatjon Braçaj

“S’na kanë dhënë një kontratë shpronësimi. Ne i kemi shtëpitë të legalizuara, me dokumente, me certifikatë prone, me tapi, me çdo gjë, jemi në rregull me shtetin”, tha Fatjon Braçaj, banor i zonës.

Përveç se banorët nuk kanë marrë asnjë shkresë zyrtare për shpronësimin, ata pohojnë se nuk kanë dijeni se kur do e marrin bonusin e qirasë. Atyre ju është dashur të zhvendosen dhe të paguajnë qiranë vetë edhe pse çmimet e tregut janë të larta.

“I kam marr borxh lekët e qirasë, ke pronari që mbledh skrap. Presim kur të dal vendimi nga bashkia, të na e kaloj bonusin”, u shpreh Engjellushja, një tjetër banore e zonës.

Ndërsa ata që jetonin në barake kanë dy ditë që flenë në qiell të hapur.

“Arben Ahmetaj ça janë me barrake, me letra, pa letra, me plasmasa tha, do marrin të gjithë hyrje. Ku e ka fjalën ai? Ku e ka fjalën e dhënë?”, përfundoi një nga banoret.

Rindërtim në sajë të “fatkeqësisë natyrore”

Edhe pse Tirana Riverside do të përdoret për të pastrehët e tërmetit, projekti është planifikuar përpara 26 Nëntorit 2019. Plani ri zhvillimit detyron mbi 222 pronarë private të heqin dorë nga pronat me një marrëveshje  të detyruar me shtetin, e cila u lehtësua nga fatkeqësia natyrore.

Projekti mbështetet ligjërisht në një sërë aktesh normative dhe VKM.

Finalizimi i “Tirana Riverside” vjen pas një zinxhiri vendimmarrjesh institucionale, ku dokumentet kryesore nuk janë vënë në dispozicion të publikut.

  • Më datë 16.12.2019 qeveria shpalli aktin normativ për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.
  • Më 31 janar 2020 Këshilli i Ministrave shpalli për rindërtim lagjen “5 Maji”, duke caktuar Bashkinë Tiranë si njësi zbatuese të projektit.
  • Më datë 13 Maj 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi Planin e Detyruar Vendor për zonën “5 Maji”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *