Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Mbi rrënoja, banorët e “5 Majit” mbeten ende të paqartë rreth procesit të rindërtimit

Në orët e para të këtij mëngjesi, banorët e lagjes “5 Maji” u mblodhën sërish të shqetësuar, jashtë rrënojave të disa godinave të shembura.

Të sinjalizuar se makineritë do të jenë në terren për të vijuar procesin e shembjes së disa banesave, ata qëndronin në vigjilencë.

Sot u hodhën në tokë tre shtëpi, të cilat ishin shënjuara me germën X dhe ishin boshatisur nga banuesit. Sipas banorëve, këto familje kanë bërë marrëveshje me Bashkinë Tiranë dhe ishin dakordësuar që procesi për rindërtimin e projektit të quajtur “Tirana Riverside” të vijojë, ku parashikohet ndërtimi i 3500 apartamenteve, ku do të preket prona e 222 pronarëve.

Nisur nga fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit 2019, kjo zone u përcaktua të jepet për rindërtim, hapësirë që do të shfrytëzohet edhe për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti. Ky projekt ishte planifikuar përpara tërmetit dhe vjen pas një zinxhiri vendimmarrjesh institucionale, ku dokumentet kryesore nuk janë vënë në dispozicion të publikut.

Ndonëse projekti ka filluar të zbatohet dhe prej ditësh vijon shembja e disa banesave, inertet qëndrojnë në fushë të hapur, teksa fëmijë dhe të rritur mbledhin hekura për t’i shitur.

Fëmijë dhe të rritur mbledhin hekura nga rrënojat e shtëpive të shembura në lagjen “5 Maji”

Një ndër problematikat është që këto rrënojat kanë dy javë këtu. Me një fjalë, IKMT-ja në mënyrën më të paskrupullt, erdhi, i prishi, i la kështu dhe u largua”, – thotë për Citizens Channel Ndue Marku.

Këtu ishin shtëpia, gjalloheshin nga fëmijët. Tani ata fëmijë e kam vënë re që janë prapë të njëjtit, që mbarojnë shkollën dhe vijnë, po shkojmë në shtëpi. Në fakt, nuk vijnë më në shtëpi, shkojnë në rrënoja”- vijon më tej Marku.

Ndue Marku, banor i lagjes “5 Maji”

Prej datës 27 tetor, ka nisur shembja e disa ndërtesave, por institucionet janë hasur në rezistencën e banorëve. Ata shprehen se nuk janë në dijeni të procedurës së shpronësimit, ku do të strehohen, sa do zgjasë procesi i rindërtimit dhe se kur do ta marrin bonusin e qirasë.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë Tiranë ka deklaruar se banorët që kanë shtëpi të legalizuar do të përfitojnë edhe më shumë sesa pasuria aktuale, ndërsa familjet që nuk i kanë të legalizuara do të marrin shtëpi në sipërfaqen e shtëpisë aktuale.

Mungesë transparence dhe pasiguri

Më 31 janar 2020 Këshilli i Ministrave shpalli për rindërtim lagjen “5 Maji”, duke caktuar Bashkinë Tiranë si njësi zbatuese të projektit.

Vendimi numër 645, i datës 03.08.2020 i përcaktoi Bashkisë Tiranë fondin prej 2.877.069.392 lekësh për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike, në zonat e reja për zhvillim në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji”, dhe Njësinë Administrative 6, zona “Kombinat”.

Një vit më vonë, ky fond u reduktua në vlerë 990.233.627 lekë. Plani i Detajuar Vendor për rindërtimin e zonës së “5 Majit”, sipas Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit është ende në proces hartimi.

Screenshot nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *