Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjykata ndalon kompaninë “Bio-Product” të ndërtojë në pyllin e Laknasit deri në një vendim përfundimtar

Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të banorëve të Laknasit, duke mos lejuar kompaninë “Bio-Product” të ndërtojë një biznes agroturizmi, i cili përfshin edhe një thertore në pyllin “Plepat e Brukës” deri në përfundim të çështjeve gjyqësore.

Me një vendim të marrë në fund të korrikut 2021, të publikuar së fundmi, Gjykata e Lartë e ka konsideruar mbrojtjen e mjedisit si një kusht themelor për sigurimin e zhvillimit të shoqërisë dhe si e tillë çdo ndërhyrje në mjedis është e kushtueshme.

Kolegji çmon se mundësia e ardhjes së një dëmi të rëndë, të atëçastshëm dhe gati të pakthyeshëm për interesat që mbron pala paditëse është evidente, pasi materializimi i të gjithë akteve objekt gjykimi, ka ndikim të drejtpërdrejtë, duke rrezikuar dëmtim të pyjeve dhe mjedisit në përgjithësi”,-thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Deri në përfundim të seancave gjyqësore të banorëve në Gjykatën e Apelit, kompania nuk do të ketë mundësi të ndërhyjë në pyllin “Plepat e Brukës”.

Në këtë mënyrë Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, e cila vendosi vijimin e punimeve të kompanisë private, duke lenë kështu në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Avokatja e banorëve nga Klinika e Ligjit-OSFA, Dorina Asllani, shpjegon se ky vendim për të mos lejuar kompaninë të ndërhyjë deri në përfundim të procesit gjyqësor final erdhi pas një sërë padish.

“Kur është dërguar kërkesë-padia në Gjykatën e Shkallës së Parë, shkalla e parë mori në shqyrtim edhe masën e sigurimit, që është ideja të pezullohen punimet deri sa gjyqi të zgjidhet, për të parë pastaj se kush ka të drejtë. Gjykata e shkallës së parë e pranoi dhe për një vit ishte në fuqi ky vendim. Ata (kompania) e çuan në Gjykatën Administrative të Apelit. Apeli na e rrëzoi masën e sigurimit dhe tha që jo duhet të fillojnë punimet se nuk plotësohen kushtet, nuk mund të rrijë çështja e ngrirë”, -shpjegon Dorina Asllani.

Dorina Asllani, avokate

“Në këtë drejtim kolegji bashkohet me analizën e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë e cila me të drejtë ka vlerësuar se materializimi i lejes zhvillimore do të sillte pasoja të pariparueshme për të ardhmen ose vështirësish të korrigjueshme. Në këtë drejtim Kolegji çmon se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se dëmi i komunitetin eventualisht do jetë i pakthyeshëm dhe i atëçastshëm”,-thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Protesta e banorëve për të mbrojtur “Plepat e Brukës” ka nisur që në vitin 2019. Ata protestojnë kundër vendimit të bashkisë Kamëz për të dhënë me qira një sipërfaqe prej 12.400 m2 të hapësirës së gjelbër të ndodhur përbri shtëpive të tyre, kompanisë “Bio-Products” për të ndërtuar një agroturizëm që përfshin edhe nëj thertore.

Sipas tyre, kjo hapësirë është e vetmja e mbetur e gjelbër në atë zonë. Edhe pse është një “tokë-shtet” ata e kanë mirëmbajtur atë për 30 vjet, duke e mbjellë me pemë frutore e dekorative. Një mënyrë kjo për të ruajtur tokën edhe nga erozioni dhe cilësia e keqe e ajrit si pasojë e ndotjes së madhe të lumit të Tiranës që kalon aty pari.

Lexo më shumë:

Laknas: Lufta e komunitetit kundër dhënies me qira të tokës pyjore që bashkia e konsideron zallishte lumi

Mungesa e akt ekspertimit shtyn dhe njëherë gjyqin për pyllin e Laknasit

Komuniteti i Laknasit në mbrojtje të pyllit “Plepat e Brukës”

Laknas: Fadroma hyn natën në pyll ndërsa banorët vijojnë rezistencën

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *