Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Klos: Këshilli Bashkiak voton unanimisht kundër ndërtimit të gurores pranë banesave

19 anëtarë të Këshillit Bashkiak të Klosit votuan sot kundër ndërtimit të gurores nga firma “Gjoka Konstruksion” në fshatin Shkallë të Dibrës. Në takimin e Këshillit Bashkiak ishin të pranishëm edhe 20 banorë të fshatit Shkallë.

Rendi i ditës i këshillit u çel me çështjen e gurores, ku u diskutua nëse duhej të hiqet nga fondi pyjor një sipërfaqe prej 4.5 dynymësh, si hallkë e fundit e cila do t’i mundësonte firmës private nisjen e punimeve vetëm pak metra larg banesave.

Diskutuan këshilltarët, bashkë me kryetarin e këshillit, në frymën e argumenteve pse nuk duhet ndërtuar gurorja. U hodh në votim sipas procedurës, doli 19 me zero kundër gurores”, – tha për Citizens Channel Kasem Muça, anëtar këshilli në Bashkinë e Klosit.

Arsyet pse u votua kundër heqjen së sipërfaqes pyjore, pohon Muça, lidhen me dëmet që do të shkaktonte në mjedis dhe te cilësia e jetës së banorëve.

Argumentet ishin këto: një; ndërtimi nga ai pozicion ku kërkon firma, shkatërron bimësinë, florën, faunën, bletarinë, bagëtinë, ujërat”, – shpjegon më tej Kasem Muça, i cili pohon së gurorja do të ndikonte në të gjithë qytetin e Klosit dhe fshatrat e luginës.

Jashtë godinës së bashkisë prisnin me dhjetëra banorë të cilët u shprehën të çliruar pas vendimit të marrë ditën e sotme.

Lajmin e pritëm shumë mirë”, – shprehet për Citizens Channel Sehit Kurti. Ai pohon se prej një viti, banorët kanë qenë nën frikë konstante se do të miratohej leja për ndërtimin e kësaj guroreje.

Çfarë ka ndodhur në fshatin Shkallë?

Një javë më parë, 84 banorë morën pjesë në dëgjesën publike të ndërmarrë nga Këshilli Bashkiak Klos, ku kundërshtuan ndërtimin e kësaj guroreje.

Ministria e Mjedisit i ka dhënë leje firmës “Gjoka konstruksion”, ndaj hallka e fundit ishte Bashkia e Klosit, që sot mori vendimin për të mos e hequr sipërfaqen nga fondi pyjor, që do t’i mundësonte firmës marrjes e gurit gëlqeror.

Më herët, në dhjetor të vitit 2020, firma private nënshkroi një marrëveshje joformale mes banorëve të fshatit Shkallë, ku u premtoi atyre se do të kryente disa shërbime infrastrukturore në zonë edhe punësim të banorëve të atij fshati, në këmbim të marrjes se inerteve në sipërfaqe të shkëmbit.

Banorët u shprehën për Citizens Channel se një ndër kushtet bazë të lidhjes së marrëveshjes morale me përfaqësues të “Gjoka Konstruksion” ishte që të mos ndërtohej gurore, por në terren u shfaqën sondat e shpimit.

Citizens Channel iu drejtua Bashkisë Klos me një kërkesë për informacion dhe kjo e fundit pohoi se kompania “Gjoka Konstruksion” me datë 08.07.2020 kishte kërkuar të marrë leje për shfrytëzimin e mineraleve ndërtimore, por kërkesa nuk ishte miratuar pasi kishte mungesë dokumentacioni.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *