Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gazetarja turke Sedef Kabas arrestohet pasi fyeu presidentin Erdogan përmes një fjale të urtë

“Ka një fjalë të urtë shumë të famshme që thotë se një kokë e kurorëzuar bëhet më e mençur. Por ne e shohim se nuk është e vërtetë. Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati bëhet një hambar,” -ishte shprehja e thënë në kanalin Tele 1 nga gazetarja Sedef Kabas e cila i kushtoi asaj arrestimin.

Policia e ndaloi gazetaren Kabas të shtunën herët në mëngjes dhe e çoi në stacionin kryesor të policisë së Stambollit përpara se ta transferonte në gjykatën kryesore të qytetit, e cila vendosi në favor të arrestimit të saj zyrtar, raporton Al Jazeera.

Referuar gjykatës, mbi të rëndon akuza për fyerje të presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, sipas një ligji i cili ka bërë që dhjetëra gazetarë të ndiqen penalisht.

Thënia e shprehur fillimisht në televizion është shpërndarë më pas edhe në Twitter në llogarinë personale të gazetares.

“Öküz saraya çıkınca kral olmaz. Ama saray ahır olur.”

Çerkes atasözü

— Sedef Kabaş (@SedefKabas) January 21, 2022

Kjo gjë ka shkaktuar reagim edhe nga përfaqësues zyrtarë të qeverisë. Sipas Al Jazeera, kreu i Departamentit të Komunikimit të Turqisë, Fahrettin Altun denoncoi deklaratën, duke e konsideruar fyese ndaj presidentit.

“Nderi i zyrës së presidencës është nderi i vendit tonë… Unë dënoj fyerjet vulgare të bëra ndaj presidentit tonë dhe zyrës së tij”, -shkroi Altun në Twitter.

Cumhurbaşkanlığı makamının onuru, milletimizin onurudur.
Cumhurbaşkanlığı makamı, bu milletin iradesini temsil eder.
Milli iradeye saldırmak ancak hadsizlerin yapacağı bir iştir.
Cumhurbaşkanımıza ve makamına yapılan galiz hakaretleri bir kez daha şiddetle kınıyorum.

— Fahrettin Altun (@fahrettinaltun) January 21, 2022


Duke shtuar në një tjetër postim në twitter se: “Nuk është vendi i askujt të ofendojë Presidentin tonë, i cili prej vitesh i bën një shërbim të madh këtij vendi nën emrin e lirisë së shprehjes. Paaftësia politike nuk mund të mposhtet me radikalizëm, falimentimi me sharje, injoranca me thashetheme. Politika bëhet duke iu drejtuar kombit, gazetaria duke prodhuar lajme”.

İfade özgürlüğü adı altında bu ülkeye yıllardır büyük hizmetler yapan Cumhurbaşkanımıza hakaret etmek kimsenin haddi değildir.
Siyasi kabiliyetsizlik radikalizmle, çözümsüzlük hakaretle, bilgisizlik dedikoduyla aşılmaz.
Siyaset millete dönerek, gazetecilik haber üreterek yapılır.

— Fahrettin Altun (@fahrettinaltun) January 21, 2022

Ndërsa Ministri i Drejtësisë në Turqi, Abdulhamit Gul u shpreh po ashtu në Twitter se gazetarja Kabas do të marrë atë që meriton për fjalët e saj të paligjshme.

“Dënoj fjalët e shëmtuara që i drejtohen Presidentit tonë të zgjedhur me votat e kombit tonë. Këto shprehje të pafundme dhe të paligjshme, të ardhura nga zilia dhe urrejtja, do të gjejnë përgjigjen që meritojnë në ndërgjegjen e kombit dhe përpara drejtësisë”,-thuhet në postimin në twiiter të Ministrit të Drejtësisë.

Milletimizin oylarıyla seçilmiş Cumhurbaşkanımızı hedef alan, edepten nasipsiz, çirkin sözleri lanetliyorum. Haset ve nefretten doğan bu hadsiz ve hukuksuz ifadeler, milletin vicdanında ve adalet önünde hak ettiği karşılığı bulacaktır.

— Abdulhamit Gül (@abdulhamitgul) January 22, 2022

Merdan Yanardag, redaktori i kanalit “Tele1” kritikoi arrestimin e gazetares Kabas.

“Ndalimi i saj brenda natës në orën 2 të mëngjesit për shkak të një proverbe është i papranueshëm”,– tha ai. “Ky qëndrim është një përpjekje për të frikësuar gazetarët, mediat dhe shoqërinë”.

Ligji për fyerjen e presidentit që është në fuqi në Turqi parashikon një dënim që shkon nga 1 deri në 4 vjet burg.

Sipas raportimit të Al Jazeera, tetorin e kaluar, gjykata më e lartë evropiane për të drejtat e njeriut i bëri thirrje Turqisë që të ndryshojë legjislacionin pasi vendosi se ndalimi i një burri sipas këtij ligji shkelte lirinë e tij të shprehjes.

Dhjetëra mijëra janë akuzuar dhe dënuar për krimin e fyerjes së Erdoganit në shtatë vitet që kur ai kaloi nga kryeministër në president.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2020 janë nisur 31.297 hetime në lidhje me akuzën, janë ngritur 7790 raste dhe 3325 janë dënuar. Këto shifra ishin pak më të ulëta se një vit më parë.

Që nga viti 2014, viti kur Erdogan u bë president, janë nisur 160.169 hetime për fyerje ndaj presidentit, janë ngritur 35.507 raste dhe janë dënuar 12.881.

Burimi: Al Jazeera 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *