Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aktivistët nismë ligjore për minimumin e energjisë elektrike për kategoritë në nevojë

Pas protestave disa ditore të qytetarëve dhe aktivistëve për rritjen e cmimit të energjisë elektrike, një grup akvitistësh kanë marrë një nismë ligjore që e dërgon protestën e tyre një hap më tej.

Avokati Adriatik Lapaj, ka njoftuar se së bashku me Redon Meksin dhe Enida Bozhekun kanë përpiluar një VKM, që merr në mbrojtje rreth 500 000 qytetarë të Republikës së Shqipërisë, nëse miratohet. Kërkesa do i dërgohet Këshillit të Ministrave të premten, sikurse ka njoftuar Lapaj.

“3 muaj më parë dolëm në shesh kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, naftës dhe ushqimeve. Çmimi i energjisë nuk u rrit, por pamë se kishte mangësi për dhjetëra mijëra qytetarë”, ka shkruar Lapaj në një njoftim në Facebook. 

Avokati i tha Citizens Channel se pasi mblodhën të dhënat empirike dhe shkencore, të cilat i siguruan pas një sërë kërkesash për informacion drejtuar institucioneve, ata hartuan VKM-në.

“Ju drejtuam dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të cilës i kërkuam sa është numri i familjeve me nidhmë ekonomike për vitet 2020-2021, sa është i personave me aftësi të kufizuara, ku përfshihen para dhe tetraplegjikët, sa është numri i personave të verbër dhe cfarë trajtimi marrin këto nga shteti shqiptar në lidhje me subvencionimin e cmimit të energjisë elektrike, fashës prej 300 kW, pra cfarë mbrojtje kanë”, tha Lapaj për Citizens.

Sipas tij, VKM-ja në fjalë garanton mbrojtjen e një minimumi energjie elektrike për kategoritë në nevojë “duke marrë në mbrojtje ato shtresa që sot lemerisen nga mungesa e dritës dhe ngrohjes”. 

“Nga përgjigjet e instiucioneve bëmë një relacion, bazuar në të dhëna empirike, shkencore, dhe hartuam një VKM, draft i cili është i bazuar në nenin 95 të ligjit nr 43 të vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, sipas të cilit detyrohet Këshilli i Ministrave të miratojë brenda 12 muajve nga miratimi i ligjit një VKM për përcaktimin dhe dhënien e statusit të klientin në nevojë për qyetarët dhe kategoritë në nevojë të cilat nuk kanë mundësi ta paguajnë energjinë elektrike, të cilat do duhet të merren në mbrotje nga shteti”, shpjegon Lapaj teksa shton më tej se shteti shqiptar nuk e ka realizuar këtë detyrim edhe pse kanë kaluar mbi 80 muaj nga momenti i hyrjes në fuqi dhe që ka pasur detyrim ligjor ta plotësojë.

Ai tha se tashmë po e dërgojnë si një draft të gatshëm dhe të hapur për debat publik për të marrë në mbrojtje këto kategori qytetarësh. 

Nga të dhënat e mbledhura nga ky grup ekspertësh, rezulton se janë mbi 60 mijë familje me ndihmë ekonomike, janë mbi 164 mijë persona me aftësi të kufizuar, janë rreth 500 mijë pesnionistë por jo të gjithë merren në mbrojtje, sepse mënyra se si e kanë hartuar VKM-në është që merr në mborjtje vetëm ato kategori, brenda këtyre kateogrive të cilat janë më të cënuarit.

Adriatik Lapaj-avokat

“Le të themi që është një familje pensionistësh dhe ka brenda dhe një fëmijë që është i punësuar në privat ose në shtet, këta nuk përfitojnë, por përfiton një familje pensionistësh të cilët kanë pension minimal dhe nuk kanë mundëis të paguajnë energjinë dhe nuk kanë një fëmijë të punësuar. Ose kur një person i cili është invalid përfiton kur është kryefamiljar dhe nuk ka të tjerë të punësuar”, shpjegon Lapaj teksa flet për skemën e përftimit.

Avokati sqaron se është kujdesur që mos të abuzohet me skemën duke hequr mundësinë që në rastet kur dy persona mund të përfitonin brenda së njejtës familje dy herë, të përfitojnë vetëm një herë. 

“Ajo që përfitohet sipas llogaritejeve tona është që një qyetetar duhet të harxhojë në muaj 50 kë, minimalisht për t’u ngrohur, për t’u larë, për të guitar për t’u ndricuar, për të parë televizor, të cilat ne i kemi vendosur, pra për cdo anëtar të familjes të një personi që përfiton, duhet të fitojë 50 kë. Pra nëse një kryefamiljar, është invalid pune dhe nuk ka të tjerë të punësuar, dhe ka si anëtar familje 5 persona, atëherë ata përfitojnë 50 kW”, i tha Lapaj Citizens.

“Protestat për rritjen e çmimit të energjisë”

Në tetor të vitit të kaluar,  qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën përpara kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, të energjisë dhe karburantit.

Qytetarët deklaruan se për ta është e pamundur të përballojnë jetesën me këtë nivel çmimesh.

“Në një dyqan, pataten e merrja 500, sot e mora 700”, pohoi Pëllumb Qafa për Citizens gjatë protestave në tetor.

Një tjetër qytetar Ilir Nilo konfirmoi për Citizens Channel se ka kishte kohë që biznesi i tij i vogël ka vetëm rënie financiare, duke parashikuar falimentimin e tij të afërt.

“Kujt i  bien këto mbi shpatulla? Të bëjnë një reformë, ti lehtësojnë një herë pastaj ti rrisin. Çfarë jemi ne? Skllevër jemi?”, tha Nilo.

“Ligji për sektorin e energjisë elektrike”

Ligji i vitit 2018 “Për sektorin e energjisë elektrike” në nenin 95 dhe 96 të tij parashikon rregullimet për shtresat në nevojë.  

Neni 95 i Ligjit “Per sektorin e energjise elektrike” 2018 i ndryshuar

Kategoritë që duhet të përfitonin nga lehtësimet përfshijnë klientët në nevojë që përdorin energjinë elektrike në vendbanimin e tyre të përhershëm si dhe ata që kanë konsum të energjisë elektrike lidhur në rrjetin njëfazor.

Citizens ka sjellë më parë historitë e disa familjeve  të cilat kishin mbetur peng i këtij ligji dhe jetonin pa energji elektrike. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *