Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Shtëpia mbrohet me jetë”, banorët e 5 Majit dhe Laprakës bashkohen në protestë

Një protestë e përbashkët mes dy komuniteteve që u kërcënohen banesat u mbajt sot përpara Parlamentit. Banorët e zonës “5 Maji” prej disa muajsh janë në protestë kundër detyrimit për të firmosur një marrëveshje që e shndërron lagjen me anë të një Plani i Detyruar Vendor rindërtimi, sipas projektit të quajtur “Tirana Riverside”.

Protestës i janë bashkuar edhe banorë të zonës së Laprakës, shtëpitë e të cilëve janë përjashtuar nga legalizimi e kanë nisur të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

“Shtëpia mbrohet me jetë”, “Ne jemi pronarë jo zaptues”, “Bëj transparencën e projektit”, ishin disa nga pankartat që mbanin në dorë protestuesit.

Shkumbin Hasanaj

“Deri më sot asnjë nga parlamentarët nuk e kam dëgjuar që të ngrejë kauzat e popullit shqiptarë, kauzën e 5 Majit ose kauzën e Unazës së Madhe”, pohoi për Citizens Channel Shkumbin Hasanaj.

“Protestuesit ftojnë deputetët për të dhënë shpjegim”

Banorët e “5 Majit” shprehen se nuk janë dëgjuar, pavarësisht kërkesave për takim e dhjetëra letrave dërguar institucioneve. Në mungesë të përgjigjeve ata thirrën disa herë me megafon deputetët për të dalë jashtë nga salla e seancës plenare.

“Me kë do bëjmë konsensus ne? Kush do dalë të na thotë se ku e kemi të nesërmen?”, tha njëra nga protestueset.

“Zoti Kryeministër, zgjedhjet do të vinë përsëri. Eja ulu me popullin, diskuto”, shtoi Hasanaj.
Edhe banorëve të Laprakës u rrezikohet tu shembet shtëpia nga projekti i një rruge. Protestuesit pohuan se do të ngrenë çadra para parlamentit dhe do të nisin grevë urie nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Bled Marku

“Unë kam një fëmijë, unë nuk dua që nesër ime bijë të më thotë që po babai im nuk protestojë, nuk reagojë. Nuk dua unë që nesër ime bijë të më thotë babai im më la në baltë. Prandaj jam këtu!”, tha Bledi Marku, banor i zonës së Laprakës.

Protestuesit marshuan më pas drejt Bashkisë Tiranë dhe kërkuan të takohen me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj për të përcjell ankesat e tyre në lidhje me kontratën e shpronësimit, por sërish pa sukses.

Mungesa e transparencës dhe konsultimit mbi projektin, ka bërë që shumë banorë të mos nënshkruajnë akt-marrëveshjen me Bashkinë Tiranë.

“Kërkojmë një përfaqësues të vijë të bisedojë me ne. Po na nxirrni jashtë me VKM”, përfundoi një nga protestuesit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *