Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Një takim, dy ngjarje”; Si u pasqyrua takimi i Kryeministrit me banorët e “5 Majit”

Banorët e “5 Majit” mbajtën sot protestën e radhës përballë Parlamentit, duke kundërshtuar shembjen e shtëpive.

Teksa policia kërkoi që qytetarët të largoheshin nga Parlamenti, banorja e “5 Majit” Liza Marku ka kërkuar që të takojë Kryeministrin. “Duam që të vijë kryeministri këtu. Nuk largohemi”, u shpreh ajo.

Rama me banoret: Foto MCN

Prej muajsh banorët e lagjes “5 Maji” janë organizuar në protestë dhe rezistencë kundër shembjeve, ata kanë dëshmuar për Citizens Channel një sërë tentativash për komunikim me përfaqësues të qeverisë. Kryeministri Rama doli sot në shesh dhe ftoi një përfaqësi banorësh për të folur mbi problemet e tyre.

Pas takimit, kryeministri Rama dha një prononcim për media duke treguar se çfarë u diskutua në takim. Agjencia Telegrafike Shqiptare, raportoi mbi këtë ngjarje duke cituar vetëm reagimin e Kryeministrit e lënë jashtë zërin e banorëve. 

Foto nga ATSH

Menjëherë pas takimi Rama u shpreh për mediat: “kemi pasur një bisedë intensive dhe unë kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta që nga dita e parë”

Ai bëri dhe një koment mbi raportimin e mediave mbi ngjarjen: “por që sigurisht e vërteta i ka të vështira rrugët se gjatë rrugës ka shumë pengesa dhe shumë kthesa e devijime të qëllimshme që bëhen edhe me ndihëm e kanaleve mediatike, që kanë interesat e tyre”.

Ndërkaq, nga brenda takimit banorët kanë arritur të filmojnë momente të takimit ku përmes një videoje, Laureta Nikolli, tregon anën tjetër të asaj çfarë ka ndodhur në takim dhe nuk u pasqyrua.


Nikolli tregon në video se kryeministri Rama ka folur dhe nuk i ka dëgjuar ato të shprehin mendimet dhe problematikat e tyre. Në një prononcim për mediat pas takimit dhe publikimit të videos, banorja Laureta Nikolli ka shpejguar se çfarë ndodhi në takim.

Fillimisht ai dëgjoi nëna Lizën, e dëgjoi deri në fund, pastaj u mundova dhe unë disa herë të kërkoj fjalën, tha pusho pusho, ndërkohë që ai po fliste po fliste të njejtat gjëra si Erion Veliaj dhe unë po i thoja, ju keni ardhur për të dëgjuar çfarë kërkesash kemi ne apo për të thënë ato që doni, se ai po na thonte ky është projekti dhe këto do ju japim po deshët po s’dëshët”, tha Nikolli në një prononcim për mediat. 

Ajo shtoi se në takim u filmua pjesa ku komunikon kryeministri me Liza Markun dhe pasi ajo ka ndërhyrë dhe ka kërkuar të flasin mbi problemet që kanë banorët, janë fikur kamerat dhe kryeministri është larguar.  

Takimi me banorët në videon e Ramës

Pak orë më vonë, një video “live” e takimit u publikua në faqen e profilit në Facebook të kryeministrit Edi Rama.

Në video, dëgjohet banorja Nikolli që i drejtohet duke i thënë se ka disa pyetje.

Pastaj, në fund fare, në qoftë se unë nuk ju përgjigjem të gjitha pyetjeve.. do bësh pyetje. Ne do të strehojmë të gjithë ata që janë goditur nga tërmeti dhe kanë mbetur në rrugë, pa shpi. Dhe do të strehojmë të gjithë ju, komplet”, i drejtohet Rama banores. 

Ajo ka tentuar dsisa herë të marrë fjalën por kryeministri Edi Rama e ka ndërperë. “Dakord, nqs ke kohë, flisni. Mendova se do mbaroni ju dhe pastaj do ikni se kshu na e kanë bërë dhe herë të tjera”, është shprehur banorja Laureta Nikolli.

Kryeministri Edi Rama shprehet pasi Nikolli e pyet se kur do ndërtohen banesat: “Do të ndërtohet kur të ndërtohet. Jo nuk ka afat. Do të ndërtohen kur të ndërtohen. Nuk flasim për 10-15 vjet, ndërtimi ka filluar, deri kur të mbaroj ërindërtimi ju jeni me një kontratë me qira të paguar nga qeveria”.

Në një reagim për Citizens Channel Nikolli tregoi se takimi ka zgjatur nga 10:10 deri në 10:55. Ndërkohë videoja e publikuar nga kryeministri zgjat 28:09 minuta. “Janë hequr 17 minuta të takimit që nuk janë shfaqur në videon e kryeministrit”, u shoreh Nikolli. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *