Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Zërat e heshtur të seksizmit…” – Podcast nga Citizens Channel

Ky podcast përcjell zërin e vajzave që kanë marrë guximin të denoncojnë ngacmimet dhe sjelljet seksiste në vendin e punës. Ato flasin për një fenomen të brendësuar në shoqëri dhe që nuk denoncohet tek institucionet. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi tregon se numri i denoncimeve është shumë i ulët.  Sindikalistja Arjola Alika sjell në vëmendje për të gjitha vajzat që përballen me diskrimin në vendin e punës apo me seksizëm, Kodin e Punës dhe Konventën për “Eliminimin e Dhunës dhe Ngacmimeve në Botën e Punës”, e cila kaloi me 111 vota pro në Parlament më 3 shkurt të këtij viti.

 

Sipas raportit të këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, seksizëm përkufiozohet çfarëdo shpehje, akt, fjale, gjest apo imazh i bazuar në idenë që disa persona, më se shpeshti gratë janë inferiore për shkak të gjinisë së tyre.

Ndërsa ngacmim seksual konsiderohet sjellja me natyrë seksuale që cënon dinjitetin e një personi me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues. Ngacmimi seksual përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

“Teksa isha duke aplikuar në një televizion për një vend pune i lidhur nguisht me daljen në ekran, normalisht që mu ofrua pozicioni i punës duke intervistat dhe provat e nevojshme, pas provës së parë e cila shkoi menjëherë në bordin drejtues, unë u ballafaqova me bordin drejtues për të folur se shkoi dhe nëse kishte problematika, nëse isha pranuar për të vazhduar më tej procesin e fillimit të kësaj pune,  dhe duke pritur kritika nga ana profesionale mora kritika të cilat ishin mendoj të panevojshme për t’u bërë, të cilat kishin të bënin pikërisht me pamjen time”, tregon Jeta e cila punon në fushën e medias dhe shprehet se të punosh si një vajzë e ekranit komentet seksiste janë pjesë e përditshmërisë së tyre. 

“E para që mu kërkua ishte: A mund të biesh, të humbësh disa kilogram nga pesha jote aktuale. Normalisht që nuk u tha në këtë formë, pasi unë po përpiqem të flas në një gjuhë formale, ishte si një bisedë rrugë ose bisedë, disa fjalë të thëna pa të keq dhe aty kupton që në vendin e punës pikërisht vajzat detyrohen të përballen me gjuhë seksiste cdo ditë në ambientin e tyre të punës dhe kjo gjë është normalizuar jo vetëm nga eprorët, drejtorët, kryeredaktorët, por gjithashtu edhe nga stafi”, shprehet Jeta.

Një raport mbi ngacmimet seksuale në Shqipëri i vitit 2018, tregon se shumica e të anketuarave kanë qenë të ekspozuara nga ngacmimet seksuale. 78% e tyre pohuan se ka ndodhur nga një i panjohur, dhe 3% e tyre pohuan se kishte ndodhur në vendin e punës.

Sa i përket hendekut gjinor në paga sipas Instat në vitin 2020 është 6,6 %. Pra burrat kanë një pagë mesatare mujore bruto 6,6 % më të lartë sesa gratë. Krahasuar me vitin e mëparshëm, në vitin 2020 vihet re një ulje e hendekut gjinor në paga me 3,5 pikë përqindje.

Ana, e cila nuk ka preferuar ta tregojë identitetin e saj na ka sjellë një tjetër histori. Ajo ka punuar një kompani sportive, ku tregon se e gjithë eksperienca e saj në këtë vend pune ishte e mbushur me forma të seksizmit dhe diskriminim gjinor. Frika nga pronari mbetet gjithashtu një faktor që ul nivelin e denoncimit të rasteve, Ana tregon se si ajo dhe koleget e saj i trembeshin faktit se mund të humbnin vendin e punës. Ana tregon se në vend të denoncimit zgjodhi që të linte vendin e punës.

Po faktikisht kjo ishte dhe një nga arsyet për të cilat e lash atë punë, duke qenë se që nga moenti i rekrutimit,  ti shikojë problematika të tilla. Unë kam punuar për një kompani e cila ofronte artikuj sportivë, dhe kur fillova punë  ato përvecd CV-në kërkonin dhe një foto për të parë paraqitjen, gjë të cilën e mësova më vonë, gjithashtu kërkonin dhe karakteristika trupore, për ata ishtre shumë e rëndisshëm qëe t ëishr një person elegant që i përshtateshe pritshmërive të tyre”, tregon Ana. 

Më tej ajo shprehet se në këtë vend pune nuk ishin vetëm komentet seksiste por përballeshin dheë me shkelje të tjera si vendosja e gjobave në rast se vajzat nuk vendosnin makeup.

“Por pëergjatë punës na janë drejtuar me kërkesa të tipit që duhet të përpiqeni sidomos shitëset vajza të jëni sa më elastike në vendin e punës, pra duhet të ishim më shumë elastike me klientët burra për tëe pasur edhe më shumë shitje tek ata”, shprehet Ana. 

Sipas të dhënave nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në 2021 janë regjistruar 17 ankesa me objekt diskriminimin për shkak të gjinisë, ndërsa në 2020 vetëm katër. Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit Robert Gajda, pohon se ankesat për rastet e seksizmit në punë janë shumë të ulëta. Komisioneri bën thirrje për të gjitha vajzat që hasen me të tilla raste që t’i denocnojnë ato sepse vetëm në këtë mënyrë mund të rritet ndërgjegjësimi. 

“Rastet nuk janë të shpeshta janë shumë të rralla dhe ajo që në kuptojmë është se akoma le të themi një nga problemet e mosdenocimit të rasteve lidhet me faktin që që kryesisht akoma familja, shoqëria stigmatizojnë apo bëjnë akoma përgjejgës vitkimiën e këtyre sjelljeve dhe normalisht sidomos gratë janë më të p[redispozuara që tqë ndrydhin gjënë dhe të mos e ekspozojnë pikërisht për këto arsye”, u shpreh për Citizens Channel komisioneri Gajda.

Arjola Alika sindikaliste ngre si problem dhunën psikologjike në vendin e punës dhe thekson se mungojnë statistikat mbi denoncimet e rasteve.

“Mungojnë statistikat dhe denoncimet e shpeshta të rasteve në të cilat punonjëset, meshkuj ose femra, në këtë rast pjesa më e madhe do të jenë femra që kanë përjetuar një lloj të ngacmimit seksual në vendin e punës, mungojnë statistikat ose denoncimet sepse vëtë punonjëset nuk kanë besuehsmëri tek institucionet ose për shkak të mentalitetit apo të frikës dhe presionit se ato mund të largohen në mënyrë të padrejtë dhe të menjëhershmë nga puna si ndëshkim nga ana e punëdhënësit”, u shpreh Arjola Alika. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *