Citizens Channel është në kërkim të një video editori/eje me dëshirën për tu angazhuar në një sërë projektesh për zhvillimin e gazetarisë profesionale përmes metodave inovative dhe multimedias.

Përshkrimi i punës:

Me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e redaktorëve dhe gazetarëve dhe të gjitha pajisjet e nevojshme në dispozicioni editori/ja do të punojë në këto detyra kryesore:

  1. Montimi i videove të shkurtra ditore të krijuara nga gazetarët përmes “Mobile Journalism”.
  2. Montimi dhe regjistrimi i ciklit të podkasteve mujore “Zëra nga Citizens Channel” për dy vitet në vijim, në bashkëpunim me gazetarët dhe producentët e redaksisë.
  3. Asistimi në krijimin e një serie prej tre video-dokumentarësh të shkurtër mbi transportin publik nga gazetarët e Citizens Channel gjatë vitit 2022.

Detyrat Kryesore:

  • Angazhim pranë redaksisë së Citizens Channel për 30 orë në javë.
  • Në bashkëpunim me gazetarët, ndihmon në menaxhimin e rrjeteve sociale të Citizens Channel.
  • Montimi i video-materialeve sipas formatit të Citizens Channel në programin Adobe Premiere Pro.
  • Avancimi dhe përmirësimi i formatit periodik i formatit të videos në titra dhe grafika dixhitale.
  • Angazhimi në projekte të ndryshme të Citizens Channel, në filmimin për video dokumentarë në Tiranë dhe qytete të tjera, krijimin e videove promovuese për iniciativat e Citizens Channel.

Kualifikimet:

  • Njohuri në programet e montimit të paketës Adobe: Premiere Pro, Audition, After Effects, Photoshop, InDesign.
  • Aftësitë në filmim dhe regjistrim të audios përmes kamerave DSLR, përdorimin e dronit dhe pajisjeve të tjera teknologjike.
  • Eksperiencë në përdorimin e platformës WordPress.
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze përbën avantazh.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Ambient dinamik dhe fleksibël pune.
  • Mundësinë për rritje profesionale përmes bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare dhe mundësisë për t’iu bashkuar një grupi të rinjsh të angazhuar në gazetari dhe kauza civile.
  • Rritje e vazhdueshme e kapaciteteve, mentorime individuale nga ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë, pjesëmarrje në trajnime, seminare, konferenca dhe aktivitete të tjera brenda dhe jashtë vendit.
  • Respektim i standardeve të larta të gazetarisë, paanshmërisë dhe etikës profesionale duke mundësuar një hapësirë të lirë dhe të pavarur zhvillimi profesional.

Për të aplikuar dërgoni CV dhe një rezyme të punëve tuaja të mëparshme në adresën: [email protected] deri në datën 15 Mars 2022.

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

** Për çdo informacion shtesë rreth thirrjes kontaktoni në adresën: [email protected]

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu