Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Protestë: “Në shesh kundër rritjes së çmimeve”

Qindra qytetarë u mblodhën ditën e sotme përballë Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve jetike. Ata i kërkuan qeverisë heqjen e taksave dhe kontrollin e çmimit të naftës. Protestuesit ngritën zërin mbi problemet e tyre, duke theksuar vështirësitë që sjell rritja e çmimit të naftës tek ata. 

Përfaqësues të transportit publik ishin të pranishëm në protestë, për të adresuar problemet e tyre. Ditën e sotme, transporti urban në Tiranë përgjysmoi shërbimin, teksa më herët kishte paralajmëruar pezullimin e tij. 

Një tjetër kategori e prekur drejtpërdrejt nga rritja e çmimit të naftës janë edhe fermerët. 

Robert Selimi fermer

“Ka ndikuar që ne t’i shkrehim bizneset tona, se s’kemi ça të bëjme. Plehu është rritur, nafta ka shkuar 270 lekë, nuk punojmë dot më. Qumështin me 500 lekë po e japim, nuk ja vlen të punojmë fare”, u shpreh në një intervistë për Citizens Channel Robert Selimi fermer nga Fieri. 

Edlira Çepani, aktiviste e shoqërisë civile u shpreh se “nëna, fëmijë, vuajnë për bukë, dhjetra mijëra vujanë sot në Shqipëri për bukën e gojës. Ne nuk mund të tallemi me bukën e tyre”.

Është bërë shumë e vështirë, unë udhëtoj me transportin urban, tani kam filluar të udhëtoj më shumë me biçikletë duke qenë se është bërë dhe përgjysmimi që duhet të presim me orë të tëra në stacion. Hipja në urban është bërë e pamundur”, u shpreh një qytetare për Citizens Channel.

Kryetari i përgjithshëm i Sindikates Shqiptare te Taksive Bilbil Cara foli mbi rritjen e çmimit të naftës, duke u shprehur se rritja është bërë e papërballueshme. Ai shtoi se “shteti jonë nuk krahasohet dot as me shtetin e Kosovës”.

Edhe ne jemi këtu për të njetin qëllim, jemi për taksat dhe për sidomos për karburantin dhe për naftën, e cila sot është nafta më e shtrenjtë në botë. Sot qeveria shqiptare merr për çdo litër naftë 140 lekë të vjetra taksa. Pra janë tetë taksa për karburantin dhe çmimi është i nënti”, tha ai. 

Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj gjatë fjalës së tij përballë protestuesve, theksoi se rritja e çmimeve nuk është krizë vetëm e Shqipërisë por “nësë në vendet e tjera rriten me 5%, në Shqipëri rriten me 40%”. 

Ai renditi masat e masa ditën e sotme nga qeveritë e tjera kundër rritjes së çmimeve. Lapaj solli në vëmendje shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Nafta do të mbetet 1,5 euro. Në Maqedoni sot është vendosur nga Enti Rregullator i Çmimeve, një çmim tavan prej 1.5 eurosh”, tha ai.

Pasi protestuan përballë kryeminsitrisë ku adresuan problemet e tyre, ata vijuan protestën duke bllokuar rrugët dhe i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që t’i bashkoheshin protestës. Disa prej tyre ju bashkuan protestën duke fikur makinat. Protestuesit njoftuan që do të mblidhen sërish ditën e nesërme. 

“Rritja e çimit të naftës”

Në datën 5 Mars, nafta arriti një çmim prej 230 lekësh në disa nga pikat kryesore të karburanteve në vend. Që pas datës 5 ajo ka vijuar të rritet. Ditën e sotme në disa pika të fotografuara çmimi i naftës ishte 270 lekë.  Qendra “Konsumatori Shqiptar” (QKSH) i ka dërguar një ankesë Autoritetet të Konkurrencës. Kryeministri Edi Rama reagoi të martën duke thënë se rritja e çmimit të naftës nuk varet nga qeveria.

Çmimi i naftës rritet dita ditës. Një ndryshim tektonik me pasoja. Shqipëria nuk bën asnjë përjashtim, është drejtpërdrejt e prekur si të gjithë vendet e tjera. Diskutimi i naftës ndikohet drejtpërdrejt nga tregu jo nga vendimet e qeverisë”, tha Rama.

Sipas QKSH,  infrastruktura tregon qartësisht se jemi para monopoleve në tregun gjeografik dhe “nxjerrja e pozicionit dominant dhe të vetëm për kompanitë që janë të integruara mund të provohet”.

Çmimet e produkteve të konsumit kanë pësuar rritje në vitin 2022. Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i çmimeve në janar është më i larti krahasuar me dy vitet paraardhëse. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *