Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Sindikata e Taksive protestoi sot kundër kushteve aktuale të punës dhe çmimit të naftës

Sindikata Shqiptare e Taksive, me përfaqësues nga disa rrethe të Shqipërisë, organizoi sot një protestë, fillimisht para Kryeministrisë, për t’u zhvendosur më pas te Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

Ata kërkuan zgjidhje për një serë problematikash që i penalizon në ushtrimin e punës së përditshme. Këto problematika, sipas tyre, vijnë si pasojë rritjes së çmimit të naftës dhe ligjit aktual që rregullon këtë sektor.

Konkretisht, ligji “Për transportet rrugore”, në nenin 37, nuk i lejon taksistët privatë që të marrin në kthim pasagjerët e tyre, që udhëtojnë jashtë qytetit ku marrin shërbimin fillestar, pa pasur një leje të marrë nga agjencitë e udhëtimeve.

Taksisti nga Elbasani, Sazan Silaj sjell për Citizens Channel një shembull të shpeshtë në punën e tij, që i sjell dëm ekonomik.

Silaj thotë se nuk mund t’i ofrojë shërbim transporti me taksinë e tij private një qytetari nga Elbasani, i cili dëshiron të udhëtojë me të drejt Tiranës dhe të kthehet po me këtë taksist sërish në Elbasan, pa pasur lejen me vulë nga agjencia e udhëtimeve.

Që taksisti të marrë këtë leje, qytetari fillimisht duhet të japë të dhëna sensitive si emri, mbiemri, numrin personal të kartës së identitetit si dhe datën/orën/vendin e nisjes.

Ku ta gjej unë agjencinë në 12 të natës, unë jam taksist. Unë s’kam orar autobusi që të mbushem dhe të iki. Ai tjetri ka një hall, unë si t’i them, hajde vemi në agjenci të plotësojmë emrin?”, – ngre pyetjen Sazan Silaj

“Ka shumë pasagjerë që nuk ta japin, të thonë: “ç’punë ke ti me emrin tim”. Është shkelje privatësie”, – vijon më tej ai. “Unë s’jam doganë që të më tregojnë mua pasaportën”.

Leja mund të merret vetëm te agjencitë private, pasi nuk ka agjenci shtetërore. Shpesh herë, agjencitë private refuzojnë t’ua japin lejen për udhëtimin jashtë qytetit ku është regjistruar subjekti privat që ofron shërbimin e taksisë.

Neni 37 po ashtu sanksionon që në kthim, taksia lejohet të marrë vetëm klientë që janë nga qyteti ku është i regjistruar taksisti. Pra,  në rastin e taksistit Silaj, në qoftë se nuk e ka marrë lejen te agjencia e udhëtimeve, gjatë kthimit nga Tirana në Elbasan, ai mund të marrë vetëm pasagjerë që duan të shkojnë në Elbasan.

Neni 37 (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 9760, datë 21.6.2007)

Në rastin kur autovetura taksi kryen shërbime jashtë territorit të rrethit ku është e regjistruar, ajo lejohet të marrë në kthim:

  1. Udhëtarë vetëm në rrethin e regjistrimit të saj;
  2. Të njëjtët udhëtarë, të cilët e kanë pronotuar dhe/ose rezervuar më parë në vajtje dhe që kanë hipur në rrethin e regjistrimit të saj.

Sindikata Shqiptare e Taksive kërkon që të ndryshohet ky nen i ligjit.

Ligji sanksionon po ashtu që taksistët privatë nuk mund ta përdorin makinën për qëllime personale. Bilbil Cara, Kryetar i Sindikatës Shqiptare të Taksive, thotë se ky ligj i çon ata drejt blerjes së një makine të dytë, duke u rritur kështu shpenzimet.

Bilbil Cara, kryetar i Sindikatës Shqiptare të Taksive

Çdo taksist duhet të ketë dy makina; një taksi dhe një makinë që të lëvizë”.

Për shembull, unë edhe me familjen time, me dasht me dalë për qejf me pi një kafe, nuk kthehem dot me taksi se më heqin licencën, më gjobisin”, – pohon Cara.

Rritja e çmimit të naftës dhe kërkesat e taksistëve

Kemi kërkuar, si shërbim publik, taksi 4+1, që të hiqet akciza e taksës së qarkullimit, 130 lekshi. Kur të shkojë në karburant ta marrë 130 lekë më pak, për arsye që konsumatori mos të rëndohet dhe të udhëtojë lirë”, – pohon për Citizens Channel Bilbil Cala.

Sazan Silaj shpjegon se prej shumë vitesh, taksistët në Elbasan vazhdojnë ta kenë çmimin fillestar 50 lekë, ndonëse çmimi i naftës ka ardhur duke u rritur. Ata tarifojnë brenda qytetit 90 lekë/km, ndërsa jashtë Elbasanit tarifa është 60 lekë/km.

Çmimi i naftës na ka penalizuar fare. Kemi një javë që janë rrit çmimet dhe nuk kemi punu asnjë ditë”, – thotë Silaj.

Kryetari i sindikatës, Cara, pohon se është detyrë e bashkive përkatëse të rishikojnë tarifat e sektorit të transportit, në varësi të çmimit të naftës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *